Aktualitet

Dogjën “Ford”-in në Librazhd, arresthet 24-vjeçari, shpallen në kërkim dy të tjerë

10 Gusht 2021, 10:50 Nga DOSJA
Dogjën “Ford”-in në Librazhd, arresthet 24-vjeçari,

LIBRAZHD– Një 24-vjeçar me inicialet L.H., banues në fshatin Polis Gostim, Librazhd është vënë në pranga pasi akuzohet se në bashkëpunim me dy persona të tjera, i ka vënë flakën dhe ka djegur një makinë tip “Ford” në pronësi të personit me inicialet N. C..

Mjeti ishte parkuar përpara shtëpisë së pronarit në momentin që i është vënë zjarri. Dy bashkëpunëtorët, me inicialet E. C., 22 vjeç, G. D., 20 vjeç, banues në fshatin Polis, Gostim, Librazhd, janë shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd proceduan në gjendje të lirë shtetasin: L. H., 24 vjeç, banues në fshatin Polis Gostim, Librazhd, si dhe kanë shpallur në kërkim policor shtetasit E. C., 22 vjeç, G. D., 20 vjeç, banues në fshatin Polis, Gostim, Librazhd, pasi këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohen se i kanë vënë flakën mjetit tip “Ford” në pronësi të shtetasit N. C., banues në fshatin Polis Gostim, Librazhd. Për pasojë është djegur pjesërisht mjeti, i cili ishte i parkuar para banesës së shtetasit N. C.. Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 24 vjecari digjet fordi ne librazhd arrestohet 24 vjecari digjet fordi ne librazhd

Sondazh

Poll