Aktualitet

Dogjën pyje, kullota e i vunë flakën vendit! Policia e Shtetit: 15 piromanë janë vënë në pranga, 16 janë proceduar pena

10 Gusht 2021, 11:10 Nga DOSJA
Dogjën pyje, kullota e i vunë flakën vendit! Policia e Shtetit:

TIRANË– 15 persona janë vënë në pranga, 16 janë proceduar penalisht dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim pasi akuzohen se u kanë vëmë flakën hektarëve me pyje e kullota në tre javët e fundit dhe kanë bërë që Shqipëria të ‘pushtohet’ nga zjarret.

Në një deklaratë për mediat, Policia e Shtetit ka bërë me dije se këto arrestime janë bërë pas vlerësimit të situatës së krijuar nga zjarret, prej datës 25 korrik deri më datën 10 gusht 2021.

Drejtori i Rendit Publik në Policinë e Shtetit, Ylli Vasili u shpreh se të arrestuarit akuzohen për vënien e zjarrit në qarqe të ndryshme të Shqipërisë.

Konkretisht:

-Nga DVP Vlorë janë arrestuar 7 persona, pasi kanë djegur sipërfaqe të ndryshme toke në fshatin Tragjas, në fshatin Gjorm, në Karaburun, Delisuf, Radhimë dhe në Sarandë, ndërsa 1 shtetas është shpallur në kërkim pasi ka djegur dy sipërfaqe me ullinj në fshatin Gjorm. Në Himarë janë proceduar penalisht 2 shtetas, pasi kanë djegur sipërfaqe të pyllëzuara në fshatin Pilur dhe në fshatin Fterr.

*Nga DVP Fier janë arrestuar 4 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 3 shtetas të tjerë, konkretisht 2 shtetas janë arrestuar për zjarrin e vënë në pyllin e fshatit Gjorgoz dhe në pyllin e fshatit Kreshpan, 1 shtetas është arrestuar një shtetas për zjarrin e shkaktuar në tokat në Fermë Çlirim, 1 shtetas është arrestuar për zjarrin e shkaktuar në pyllin e fshatit Corrush, Mallkastër, 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë për zjarrin e shkaktuar në Mbrostar Ferko dhe 2 shtetas të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë në Lushnjë, për zjarret e shkaktuara në kodrat e fshatit Karbunarë.

*Nga DVP Kukës është arrestuar një shtetas për zjarrvënie në Malin e Gjallicës.

*Nga DVP Lezhë është arrestuar 1 shtetas në Mirditë, për djegien e pyllit dhe një sipërfaqeje me pemë frutore në fshatin Simon, Mirditë, janë proceduar 2 shtetas në Lezhë, pasi kanë djegur një sipërfaqe me ullinj dhe pyllin e fshatit Mabë, Lezhë, si dhe 1 shtetas tjetër është proceduar në Kurbin, për djegien e një sipërfaqe kullote, ullinjve dhe pyllit në fshatin Zhejë, Kurbin.

*Nga DVP Durrës është arrestuar 1 shtetas dhe është proceduar penalisht një tjetër pasi kanë vënë zjarr në sipërfaqe toke, në lagjen nr. 15, Durrës dhe në fshatin Shetaj, Ishëm.

*Nga DVP Korçë është proceduar penalisht 1 shtetas për zjarrvënie, pasi ka djegur një sipërfaqe pyjore prej 3 dynymë, në fshatin Baçallëk, Pogradec.

*Nga DVP Elbasan është arrestuar 1 shtetas, 1 është proceduar penalisht, si dhe 1 është shpallur në kërkim, konkretisht: është arrestuar 1 shtetas në Belsh, pasi ka djegur një sipërfaqe me ullinj në fshatin Dëshiran, Belsh, 1 është proceduar në gjendje të lirë pasi ka djegur një sipërfaqe me ullinj në fshatin Gradisht, Belsh dhe 1 shtetas tjetër është shpallur në kërkim pasi ka djegur një sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme në fshatin Xhyrë, Librazhd.

*Nga DVP Gjirokastër janë proceduar 5 persona për zjarrvënie, 1 shtetas për djegien e një sipërfaqe me vreshta në fshatin Valare, 3 shtetas për djegien e pyjeve në Mashkullorë, Qesorat, Arshi Lengo në Gjirokastër dhe 1 shtetas i proceduar për zjarrin në Dropull (Llovinë).

Sot Shqipëria është në ditën e 18 të luftës me zjarret. Problem ka mbetur zona e Kukësit, aty ku zjarri ka përfshirë zonën mbi tunelin e Kalimashit. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe forca zjarrfikëse të Kosovës, me ndihmën e të cilave është bërë i mundur izolimi i flakëve.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetit zjarret ne shqiperi policia e shtetit zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll