Aktualitet

Donte një vend në administratë! Dyshohet se i dha peshk dhe para Rovena Vodës, Apeli lë në ‘arrest shtëpie’ Florida B

10 Gusht 2021, 10:50 Nga DOSJA
Donte një vend në administratë! Dyshohet se i dha peshk dhe para

TIRANË– Masa e sigurisë “Arrest shtëpie” do të vijojë të mbetet për Florida Beun e cila është akuzuar për “Ushtrim të ndikimit të pa ligjshëm” të funksionarëve publik. Ky vendim u dha ditën e sotme nga Gjykata e Apelit e cila e la në fuqi masën duke duke rrëzuar kërkesën e saj për zbutje mase.

Beu është në hetim në të njëjtën dosje me ish-zëvendës ministren e Brendshme Rovena Voda. Ajo dyshohet se nëpërmjet vlerave monetare dhe dhuratave, përmes Vodës do ndikonte te zyrtarë për të siguruar një vend pune ne Administratë.

Beu bashkë me Majlinda Hasanin janë lënë në masë sigurimi “Arrest në burg” për të njëjtën akuzë. Në media u bënë publike përgjimet mes Vodës, Florida Beut, Majlinda Hasanit dhe nënës së saj. Voda mori 1 zarf ku ndodheshin 1 mijë euro, dhe se shkoi në Durrës për të marrë një arkë me peshk dhe një telefon të llojit Samsung që e kishte zgjedhur vetë.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet florida beu rovena voda florida beu rovena voda

Sondazh

Poll