Aktualitet

Mbolli kanabis në Elbasan, arrestohet 31-vjeçari nga Tirana, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij, kërcënoi efektivë

10 Gusht 2021, 10:54 Nga DOSJA
Mbolli kanabis në Elbasan, arrestohet 31-vjeçari nga Tirana,

ELBASAN– Një 31-vjeçar me inicialet A.D., banues në Tiranë është vëmë në [ranga pasi akuzohet se ka kultivuar kanabis në fshatin Krrabë e Vogël, Elbasan. Sipas njoftimit të policisë, bëhet me dije se 31-vjeçari u kap gjatë kontrolleve të policisë, ndërsa bashkëpunëtori i tij u shpall në kërkim. Ky i fundit, 30 vjeç, me inicialet L.B., banues në Farkë kërcënoi edhe efektivët që po ‘krihnin’ zonën.

Njoftimi i policisë Elbasan

Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike. Arrestohet në flagrancë një shtetas, shpallet në kërkim policor bashkëpunëtori i tij, si dhe procedohet penalisht në gjendje të lirë një shtetas tjetër. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të kontrolleve të pandërprera të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, kanë konstatuar bimë narkotike kanabis të kultivuara në një zonë të pyllëzuar në fshatin Krrabë e Vogël, Elbasan.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin A. D., 31 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu është shpallur në kërkim policor bashkautori i dyshuar i kultivimit të bimëve narkotike, shtetasi L. B., 30 vjeç, banues në Farkë, Tiranë. Ky shtetas, kur ka parë shërbimet e Policisë që po ushtronin kontroll në territor, i ka kanosur ata dhe ka mundur të largohet në një zonë të pyllëzuar. Vijon puna intensive për kapjen e tij. Në vijim të veprimeve është proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasi M. B., për moskallëzim krimi. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet elbasan kapet 31 vjecari ne elbasan elbasan kapet 31 vjecari ne elbasan

Sondazh

Poll