Aktualitet

7 kg kokainë në kontejnerin me prodhime deti, arrest në burg për Denis Dodën, mohon akuzat: Nuk kam lidhje me drogën

10 Gusht 2021, 09:15 Nga DOSJA
7 kg kokainë në kontejnerin me prodhime deti, arrest në burg

TIRANË– Gjykata e shkallës së parë në Durrës ka dhënë masën ‘arrest me burg’ për Denis Dodën administrator i kompanisë “Fish Co”. Doda u arrestua nga policia pasi në kontenierin që vinte nga kompania ku ai punon, u kapën 7 kg kokainë. I arrestuari Denis Doda, ka mohuar të ketë dijeni apo të jetë i implikuar në trafikun e drogës, duke hedhur poshtë pretendimet e organit të akuzës.

Lënda narkotike ishte nisur nga Ekuadori, me destinacion kompaninë ‘Fish Co Tirana’. Kur ngarkesa zbriti në Portin e Durrësit, skaneri dha sinjalin e kuq për konteinerin brenda të cilit ishte e fshehur kokaina, e ndarë në shtatë pako, me nga 1 kilogram secila.

Doda rezulton të jetë bashkëpronar edhe në dy biznese të tjera që merren me tregtimin e prodhimit të frutave të detit dhe ka si ortak një biznesmen nga Italia. ‘Fish Co Tirana’ është një kompani e regjistruar në Qendrë Kombëtare të Biznesit, me seli në Kasha dhe operon në treg që nga viti 2019.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet denis doda denis doda

Sondazh

Poll