Aktualitet

Tenderi për unazën e madhe të Tiranës/ Tomorri: Kostoja totale 62.5 milionë euro! Shyqyr o Zot qëlluam me fat dhe nuk po v

10 Gusht 2021, 09:13 Nga DOSJA
Tenderi për unazën e madhe të Tiranës/ Tomorri: Kostoja

TIRANË– Gazetari Klodian Tomorri përmes një shkrimi të publikuar në rrjetet sociale, bën të ditur se këto ditë ARRSH do të hapë një tender në lidhje me unazën e madhe të Tiranës. Sipas tij, bëhet fjalë për një segment 3 kilometra të gjatë që do të nisë nga sheshi Shqiponja e deri te Bulevardi i Ri. Ky tender do të ketë kosto 62.5 milionë euro e me ironi Tomorri shkruan se rrugët nuk po vidhen më.

SHKRIMI:

Unaza e florinjte e TiranesPas levdatave qe kryeministri u beri tenderave te infrastruktures si modeli i ndershmerise, puna vijon normalisht.Keto dite ARRSH do te hape tenderin e lotit te radhes per unazen e madhe te Tiranes. Behet fjale per nje segment 3 kilometra te gjate nga Sheshi Shqiponja deri tek Bulevardi i ri. Kostoja totale e rruges 62.5 milione euro. Tani 62.5 milione euro pjestim per 3 kilometra i bie 20.8 milione euro per kilometer. Kjo shifra 20 milione euro per kilometer eshte bere standardi i ndershmerise ne Shqiperi. Ne fakt, aq e kishte koston dhe ai segmenti tjeter nga pallati me shigjeta deri tek Sheshi Shqiponja, kur doli diversante ajo kompania fantazme nga Delaware. Imagjino po te kishte korrupsion ne tenderat e infrastruktures. Do na vinte kostoja 70 milione euro per kilometer rruge. Shyqyr o Zot, qe qelluam me fat dhe nuk po vidhet me me rruget. Mire u tha kryeministri kryetareve te bashkive. Merrni shembull nga infrastruktura. Mos u merrni me tendera 200 mije eurosh se hyni ne burg

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet klodian tomorri klodian tomorri

Sondazh

Poll