Aktualitet

Kishte fugonin plot me drogë, 21-vjeçari shqiptar tenton ti largohet kontrollit nga policia spanjolle

10 Gusht 2021, 08:42 Nga DOSJA
Kishte fugonin plot me drogë, 21-vjeçari shqiptar tenton ti largohet

SPANJË– Një 21-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë spanjolle pasi u kap me mbi 30kg kokainë në makinë.

Aksioni i policisë u zhvillua në Albondon të Granadës në Spanjë, shqiptari ishte duke drejtuar një fugon kur ju bë me shenjë që të ndalonte për një kontroll rutinë, kur ai shkeli më shumë gazin në tentativë për tu larguar.

Sipas mediave të huaja, ai kishte hedhur dy kuti të mëdha pranë një koshi mbeturinash në tentativë për të zhdukur drogës që kishte në makinë,

Pas ndjekjes nga policia 21-vjeçari u vu në pranga dhe u dërgua në komisariatin e Gardës Civile, ku më pas u sekuestrua edhe malli i hedhur në kosh.

Tashmë ai do të përballet me akuzat për trafik droge dhe thyerje të urdhrit të policisë.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne spanje arrestohet shqiptari ne spanje

Sondazh

Poll