Aktualitet

Shkatërrohet rrjeti i trafikimit të drogës në Greqi, ‘koka’ e grupit një 38-vjeçar shqiptar, në pranga 6 pers

10 Gusht 2021, 06:53 Nga DOSJA
Shkatërrohet rrjeti i trafikimit të drogës në Greqi,

GREQI– Një organizatë kriminale që ishte aktive në trafikimin e sasive të heroinës dhe metadonit në zonën më të gjerë të Pellgut të Atikës dhe në Chania në Greqi u çmontua  nga Nën-Drejtoria e Prokurorisë së Drogës të Drejtorisë së Sigurisë së Atikës.

Gjashtë anëtarë të organizatës, tre shqiptarë, 2 burra dhe një grua,  të moshës 38, 69 dhe 23 vjeç dhe tre grekë, 2 burra dhe një grua u arrestuan më 6 gusht, pas një operacioni të organizuar policor në Athinë, Kallithea dhe Chania , Kretë, 47,51 dhe 33 vjeç për shkelje të legjislacionit mbi substancat varësuese dhe rast pas rasti për shkelje të legjislacionit për armët.

Sipas mediave greke, për të njëjtin rastë janë në akuzë dhe 42 persona të lidhur me aktivitetet e organizatës kriminale. Për të vërtetuar dhe zbuluar veprimtarinë e tyre kriminale, u krye një hetim policor me verifikime dhe referenca të kryqëzuara dhe krijimin e një “profili” të personave të përfshirë.

Gjatë hulumtimit, u zbulua roli i anëtarëve të qarkut, ku sipas policisë 38-vjeçari shqiptar ishte koka e menaxhimit të organizatës, në gjetjen e sasive të heroinës dhe metadonit, në furnizimin e anëtarëve të tjerë me sasitë e duhura si dhe në trafikimin e drogës në Atikë dhe Kani. 23-vjeçari shqiptar kishte rol në transportin e drogës nga Athina në Kretë, ndërsa 69-vjeçari shqiptar ishte përgjegjës në ruajtjen e drogës.

33-vjeçarja greke njihej si bashkëpunëtore e drejtpërdrejtë e 38-vjeçarit në marrjen e parave nga shitja e drogës në Chania përmes llogarisë së saj bankare dhe dy personat e tjerë grekë, në ruajtje dhe shpërndarje në Chania.

Nga struktura e organizatës kriminale, metodologjia e veprimit të të përfshirëve, certifikimi i më shumë se 250 transaksioneve të trafikimit, metodat e transferimit të drogës dhe rolet e dalluara të anëtarëve, infrastruktura profesionale e organizatës kriminale është formuar në mënyrë që të fitojnë të ardhura të konsiderueshme ilegale.

Nga hetimet e kryera, u gjetën dhe u konfiskuan gjithsej  16.190 gramë. metadon i lëngshëm, 283 g. heroinë, 5 peshore elektronike, makinë dhe motoçikletë, 10 gëzhoja, thikë palosëse dhe shuma prej 1,110 euro. Të arrestuarit u dërguan në Prokurorinë Publike të Athinës.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 3 shqiptar ne greqi shkaterrohet banda e droges ne greqi arrestohen 3 shqiptar ne greqi shkaterrohet banda e droges ne greqi

Sondazh

Poll