Aktualitet

Situatë KRITIKE në malin e Runës, pesë banesa në Shëmri gati për evakuim

10 Gusht 2021, 06:56 Nga DOSJA
Situatë KRITIKE në malin e Runës, pesë banesa në

KUKËS– Komisioni i Mbrojtjes Civile raporton se situata mbetet kritike nga ana e Fanit, në Thirrë si dhe në majën e Runës aty ku po ndërhyhet me helikopter për shuarjen e flakëve.

Operacioni është përqëndruar në dy vatra zjarri, Laku i Thive dhe Qafa e Kumbullës në malin e Runës nga Malzi.

Situata është kritike dhe në rrezik janë 5 banesa me rreth 30 banorë të lagjes Lepraj në fshatin Shëmri. Bashkia ka marrë masa për evakuimin dhe akomodimin e tyre në shkollën e fshatit Shëmri.

Flakët ‘pushtuan’ tunelin e Kalimashit! Zjarri vihet në kontroll gjatë natës, vjen ndihma nga Kosova, nis ndërhyrja nga toka dhe ajri. Meta shkon në Kukës

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet zjarri ne kukes zjarri ne kukes

Sondazh

Poll