Aktualitet

Tronditet Durrësi/ Një person qëllon me armë zjarri në ajër gjatë natës, policia vihet në ndjekje të autorit

10 Gusht 2021, 07:56 Nga DOSJA
Tronditet Durrësi/ Një person qëllon me armë zjarri në

DURRËS– Të shtëna me armë zjarri u dëgjuan mbrëmjen e djeshme në autostradën Durrës-Tiranë. Policia raporton se një person ka qëlluar në ajër me armë zjarri në orën 01:45 e më pas është larguar. Personi që ka qëlluar ishte duke qarkulluar në një mjet. Policia po punon për të zbardhur ngjarjen dhe për të bërë identifikimin dhe kapjen e autorit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 10.08.2021, në orën 01:45, në autostradën Durrës-Tiranë, një person ende i paidentifikuar i cili qarkullonte me automjet dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet te shtene me arme ne durres te shtene me arme ne durres

Sondazh

Poll