Aktualitet

Plagosi me armë zjarri 25-vjeçarin në Durrës, policia ARRESTON autorin, ishte në kërkim prej 2 ditësh (EMRI)

10 Gusht 2021, 08:38 Nga DOSJA
Plagosi me armë zjarri 25-vjeçarin në Durrës, policia

DURRËS– Hamdi Llana është autori që plagosi me armë zjarri Ilges Spaneshin në Durrës. Ai u arrestua ditën e djeshme nga policia. Ngjarja ka ndodhur më datë 08.08.2021, në orën 23:40, në lagjen nr.18, Durrës ku pas një konflikti për motive të dobëta, Llana ka tentuar të vrasë me armë zjarri Spaneshin. 25-vjeçari si pasojë e të shtënave është plagosur në këmbë dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI:

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 08.08.2021, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 25-vjeçar. Kapet dhe ndalohet autori i kësaj ngjarje, i cili ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur ne tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me strukturat e DVP Durrës dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një pune hetimore profesionale, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit H. Ll., 31 vjeç, banues në Durrës.Ky shtetas, më datë 08.08.2021, në orën 23:40, në lagjen nr.18, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin I. S., 25 vjeç, i cili si pasojë e të shtënave është plagosur në këmbë. 25-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet hamdi llana ilges spaneshi hamdi llana ilges spaneshi

Sondazh

Poll