Aktualitet

Ndalohet kamioni në portin e Durrësit/ Të ardhura nga Italia! Policia gjen ILAÇE kontrabandë, mes tyre medikamenti i shtren

10 Gusht 2021, 07:12 Nga DOSJA
Ndalohet kamioni në portin e Durrësit/ Të ardhura nga Italia!

DURRËS– Kamion me ilaçe të padeklaruara në Portin e Durrësit! Kjo ishte goditja më e fundit nga autoritetet portuale. Mëngjesin e sotëm u ndalua kamioni i cili kishte mbi 1300 kuti ilaçesh kontrabandë të ardhura nga Italia. Mes ilaçeve të sekuestruara edhe medikamenti i shtrenjtë i COVID-19, Remdisivir.

Gjatë kontrollit të kamionit me targa TR1524S dhe ACR919, me drejtues personin me inicialet K.R. rezultoi se krahas mallrave të deklaruar, ishte dhe sasia e medikamenteve mjekësore e pa deklaruar, të cilat u sekuestruan.

NJOFTIMI I POLCISË:

Strukturat Doganore në bashkëpunim me Policinë Kufitare, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, gjatë një kontrolli të përbashkët sekuestruan një sasi të konsiderueshme ilaçesh kontrabandë.Gjatë kontrollit të kamionit me targa TR1524S dhe ACR919, me drejtues shtetasin me inicialet K.R. rezultoi se krahas mallrave të deklaruar, ishte dhe sasia e medikamenteve mjekësore e pa deklaruar, të cilat u sekuestruan.Materialet iu kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Durrës.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ilace kontrabande ne durres ilace kontrabande ne durres

Sondazh

Poll