Aktualitet

Kultivuan kanabis në Krujë, shpallen në kërkim 2 vëllezërit

10 Gusht 2021, 08:08 Nga DOSJA
Kultivuan kanabis në Krujë, shpallen në kërkim 2

KRUJË– Dy vëllezër janë shpallur në kërkim nga policia pasi kanë kultivuar lëndë narkotike. Në kërkim janë shpallur: F. Ç., 47 vjeç dhe A. Ç., 38 vjeç (vëllezër), banues në Larushk, Krujë. Gjatë kontrollit të ushtruar në një sipërfaqe toke në pronësi të tyre, të mbjellë me prodhime bujqësore, policia ka gjetur të kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me strukturat e DVP Durrës, si rezultat i kontrollit në territor kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Larushk, Krujë.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë bënë shpalljen në kërkim të shtetasve F. Ç., 47 vjeç dhe A. Ç., 38 vjeç (vëllezër), banues në Larushk, Krujë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një sipërfaqe toke në pronësi të tyre, të mbjellë me prodhime bujqësore, shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kanabis ne kruje kanabis ne kruje

Sondazh

Poll