Aktualitet

‘Njerëzit e kanë shky e hangër ndër vite’/ Zjarri masiv në Kukës, Dom Gjergj Meta: O Zot, ruje dhe atë pak Shqipëri

10 Gusht 2021, 06:09 Nga DOSJA
‘Njerëzit e kanë shky e hangër ndër vite’/

RRËSHEN– Ipeshkëvi i Rrëshenit, Dom Gjergj Meta ka ndarë pamjet nga zjarri që pushtoi mbrëmjen e djeshme tunelin e Kalimashit. Me anë të një postimi, ai i drejtohet Zotit duke i kërkuar që ta ruajë dhe atë pak pjesë të Shqipërisë, që sipas tij ka mbetur nga babëzia e njerëzve.

Postimi i plotë:

O ZOT RUAJE EDHE ATË PAK SHQIPËRI QË KA MBETËO Zot ruaje edhe at pak Shqipëri që ka mbetë nga babëzia e njerëzve që e kanë shky e hangër ndër vite!Ruaje edhe at pak vend që na ka mbetë nga pangopësia e hienave që kanë uzurpuar Shqipërinë e çdo ditë e zhvasin pa mëshirë tui na thanë me propagandën e tyne se po e bëjnë për të ardhmen e saj.Ruaje kët copë tokë e këto filiza pemësh, pasi pyjet me kohë i ka pas hangër nama e zezë e dorës vrastare të njeriut të pangishëm.Vene dorën tënde o Zot e na ndihmo t’i ndalim këto zjarre që dora e mallkume e qenieve me fytyrë njerëzore, por që s’u ka mbetur aspak arsye brenda tyre, i ka ndezur…Ki mëshirë për ne e na ndihmo o Zot!

Flakët ‘pushtuan’ tunelin e Kalimashit! Zjarri vihet në kontroll gjatë natës, vjen ndihma nga Kosova, nis ndërhyrja nga toka dhe ajri. Meta shkon në Kukës

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet dom gjergj meta zjarri ne kukes dom gjergj meta zjarri ne kukes

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Gusht 2021, 22:45

FUSHË KRUJË– Një pikë grumbullimi gomash të përdorura ka marrë flakë në afërsi të stacionit të Trenit në Fushë Krujë. Mësohet se janë djegur me mijëra...