Politike

“Pse u tërhoq Rudina Hajdari për t’u bërë pjesë e Bindjes?”, flet Astrit Patozi

2 Qershor 2019, 08:34 Nga DOSJA
“Pse u tërhoq Rudina Hajdari për t’u bërë

Tiranë- Kreu i Bindjes Demokratike Astrit Patozi në një intervistë për Dosja.al ka folur për marrëdhënien që ka me deputeten Rudina Hajdari dhe pse kjo e fundit nuk u bë pjesë e partisë së re.

Patozi është shprehur se dyert e partisë Bindja për Rudina Hajdarin janë të hapura dhe se me të janë janë në komunikim të vazhdueshëm për të qenë pjesë e saj apo jo. Ai pranon se kanë diskutuar me Hajdarin dhe për çështjen e partisë.

Pjesë nga intervista:

Meqe jemi te krijimi i partisë. U fol se deputetja Rudina Hajdari do ishte pjese e partisë Bindja Demokratike. Pse u tërhoq ajo në minutat e fundit para se ju të dilnit publikisht me një parti të re? Marrëdhënia që keni tani me Hajdarin?

Fakti që ju thoni u përfol do të thotë që nuk folëm ne, nuk foli as zonja Hajdari , as dikush tjetër i partisë Bindja Demokratike, folën të tjerët. Ne kemi një komunikim shumë të mirë, kemi respekt për zonjën Hajdari dhe e kemi vlerësuar qëndrimin e saj në parlament dhe jashtë parlamentit, por sgurisht kjo është një parti që i ka dyer e hapura për zonjën Hajdari edhe për këdo tjetër që ka një vizion politik si ne.

E keni diskutua me Hajdarin për këtë ide, për të qenë edhe ajo pjesë e partisë?

Ne kemi diskutuar edhe për këtë ide dhe Hajdari ka të gjithë të drejtën të marrë kohën e nevojshme për t’ju bashkuar ose jo kësaj partie. Theksoj se marrëdhënia me Hajdarin është shumë e mirë, shumë miqësore dhe jemi ne komunikim të vazhdueshëm.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike intervista astrit patozi krijimi i bindjes demokratike rudina hajdari intervista astrit patozi krijimi i bindjes demokratike rudina hajdari

Sondazh

Poll