Sport

Irritohen tifozët zikaltër, përzënë presidentin kinez

9 Gusht 2021, 10:50 Nga DOSJA
Irritohen tifozët zikaltër, përzënë presidentin kinez

ITALI – Mes protestave të tifozëve që kërkonin largimin e presidentit Steven Zhang, Interi tregoi një nivel të lartë loje dhe mori një fitore të pastër në ndeshjen e parë pa Romelu Lukakun, pasi triumfoi me shifrat 0-2, në miqësoren e zhvilluar në ‘Enio Tardini’ përballë Parmës.

Pa Hakan Calhanoglu, i cili nuk luajti në këtë sfidë për shkak të një problemi muskular, por me treshen Barella-Brozovic-Sensi në mesfushë dhe dyshen amerikano-jugore Satriano-Lautaro Martinez në sulm, skuadra e Simone Inzaghit u shfaq në lartësinë e duhur në një duel, ku klima ishte e tensionuar që në fillim.

Nga 3000 të pranishmit në stadiumin ‘Tardini’, më shumë se 600 ishin tifozë të Interit, të cilët me pankarta dhe kartmonedha në duar, kontestuan shitjen e Romelu Lukakut te Chelsea, duke kërkuar largimin e presidentit Steven Zhang.

“Zhang koha juaj mbaroi! Zhang nëse doni ta shpëtoni Interin atëherë duhet të largoheni”, lexohej në disa nga pankartat me tifozët zikaltër që përdorën edhe koret kundër presidentit. Me kartëmonedha 10 euroshe në duar, ata dëgjoheshin teksa këndonin dhe thoshin: “Duhet të shesësh”, “Ne do t’ju japim paratë”.

Situatë kjo që tregon se tifozët e Interit nuk janë aspak të kënaqur me menaxhimin që i është bërë klubit nga ana e kinezëve, të cilët edhe pse rikthyen titullin kampion në Milano pas 11 vitesh, shitën në këtë merkato verore dy nga emrat më sugjestionues në skuadër, Romelu Lukakun dhe Achraf Hakimin.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll