Sport

“I lumtur që kam realizuar ëndrrën time”, Igli Tare kujton eksodin pas 30 viteve në Rai 3: është vendi më i d

8 Gusht 2021, 19:12 Nga DOSJA
“I lumtur që kam realizuar ëndrrën time”, Igli Tare

ITALI-30 vjet pas mbërritjes së anijes “Vlora” në Itali, një transmetim special për marrëdhëniet me popullin shqiptar u transmetua në Rai 3. Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare u intervistua nga Stefano Orsini. Tare ka kujtuar pikërisht se është rritur në Vlorë, nga ku nisi edhe rrugëtimi i tij drejt Serisë A ku bëri emër si futbollist e tashmë si drejtues.

“Unë kam lindur dhe jam rritur në Vlorë, ​​kam kujtime të mrekullueshme. Prej aty lindi ëndrra ime për të luajtur në futbollin italian. Kam arritur ta realizoj me shumë kënaqësi.tha Tare i cili në vitin 1994 arriti të largohej nga futbolli shqiptar drejt Gjermanisë falë faktit se siguroi asokohe nënshtetësinë greke. “Në fillim nuk do të kisha dashur ta merrja, por në rini, forca për të provuar diçka të re, përfaqësonte një aventurë për të gjithë popullin tonë”, shpjegoi Tare.

“Jam i lumtur për atë që kam ëndërruar gjithmonë si fëmijë. Ashtë një kënaqësi e madhe. Zbarkimi i anijes “Vlora”? Ëndrra e 20 mijë personave që kërkonin në Itali diçka më të mirë. Kjo është diçka që na lidh më shumë me popullin italian. Është vendi më i dashur, sheshet shqiptare gjatë Europianit ishin të mbushur me njerëz që bënin tifo për Italinë. Jemi rritur bashkë me televizionin dhe gjuhën italiane. Ka qenë gjithmonë një ëndërr ta jetoja personalisht”, tha Tare në intervistën e tij.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport igli tare lazio igli tare lazio

Sondazh

Poll