Aktualitet

Plagosje në Durrës/ Qëlloi me armë zjarri 26-vjeçarin, shpallet në kërkim autori

9 Gusht 2021, 05:19 Nga DOSJA
Plagosje në Durrës/ Qëlloi me armë zjarri

DURRËS– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak para mesnatës në Durrës, ku një person ka plagosur qytetarin me iniciale I. S., rreth 26 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta. I plagosuri është transportuar në spital, ku po merr ndihmën mjekësore përkatëse dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia ka rrethuar zonën dhe po punon për kapjen e autorit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Plagosi me armë zjarri 1 shtetas pas një konflitki për motive të dobëta, shpallet në kërkim autori i dyshuar.Më datë 08.08.2021, rreth orës 23:41, në lagjen nr.18, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi H. Ll., ka plagosur dyshohet se me armë zjarri në këmbë shtetasin I. S., rreth 26 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e tij.Grupi hetimor nën Drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon punën për zbardhen e rrethanave të ngjarjes.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet plagosje ne durres plagosje ne durres

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Gusht 2021, 20:21

TIRANË– Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka analizuar situatën e koronavirusit në vendin tonë, duke u shprehur se deri më tani një dozë e tretë nuk është...

Aktualitet 8 Gusht 2021, 19:54

Vatër zjarri në Kocul të Vlorës 

VLORË– Vazhdon zjarri në tokat midis Koculit dhe Gorishtit në Vlorë, duke rrezikuar edhe puset e naftës që ndodhen pranë kësaj zone. Zjarri ndihmohet...