Mustafa Nano për këngëtarin Bregoviç: Ata që duan ta dëgjojnë, nuk mund të “digjen” nga mendimet medemek patriotike
TIRANË- Gazetari Mustafa Nano ka reaguar për ardhjen e këngëtarit Goran Bregoviç në Korçë, duke shprehur hapur qëndrimin e tij lidhur me debatin që po vlon në rrjet së fundmi. Përmes një postimi në rrjete sociale, Nano thotë se nëse Bregoviç do të ishte antishqiptar ashtu siç pretendohet në rrjet, ai nuk do të merrte mundimin për të përformuar në Shqipëri.
“T’ju them të drejtën, Bregoviçin nuk e njoh mirë (as si këngëtar nuk e njoh e nuk e ndjek), por mund ta them pa frikë se ndihem më afër me të sesa me ata shqiptarë që e lënë dhe e mbajnë veten pengje të një nacionalizmi kaq vulgar e folklorik,”-shkruan ai ndër të tjera.
Postimi i plotë i Mustafa Nanos:
Disa njerëz nuk kanë gjetur një mënyrë më të mirë për të mbrojtur praninë e Goran Bregoviçit në Korçë, sesa të thonë që “Bregoviçi nuk është ashtu si mendohet”, që “nuk ka asnjë provë që ai ka qenë antishqiptar” etj., etj. Një mbrojtje e dobët, e ndrojtur, frikacake. Po ja, ta zëmë se ai ka thënë ndonjë gjë antishqiptare kohë më parë. Fakti që ai ka dëshirë të vijë në Shqipëri, do të thotë se nuk është më antishqiptar, se është penduar për ç’ka thënë. Po të ishte antishqiptar, as që do ta çonte në mendje të vinte këmbë në Shqipëri. Pastaj, ai mund të vijë sa herë të dojë, për sa kohë që në Shqipëri ka njerëz që duan ta dëgjojnë.
Dhe në Shqipëri, dihet tanimë, ka plot njerëz që duan ta dëgjojnë. Si t’u themi këtyre të fundit? T’u themi “ta harrojnë Bregoviçin”, sepse kështu duan ca policë të mendimit e ca gardianë të medemek patriotizmit? Ne nuk mund të mbetemi pengje të një antisllavizmi të paketuar jetë e mot. Këtë të fundit e them në radhë të parë për shqiptarët e Kosovës, të cilët ngacmohen menjëherë nga çdo gjë serbe. Dhe nuk e kam fjalën thjesht për masën e madhe të kosovarëve. E kam fjalën veçanërisht për një pjesë të elitës kosovare.
Dy vetë, pjesëtarë të kësaj elite, kanë refuzuar para nja dy vitesh të vijnë në programin tim televiziv “Provokacija” për një arsye, që mua më la pa gojë. Sipas tyre, unë kisha zgjedhur një fjalë serbe për ta titulluar programin, dhe ata nuk ishin aq të pacipë sa të shkonin në një program që kishte për titull një fjalë serbe!!! Dhe të mendosh që ata nuk janë rapper-a 20-qindarkësh. Ata janë personalitete të rëndësishme të kulturës kosovare. Janë edhe figura institucionale. Mua me njerëz të tillë më ndan një hon i madh e i paanë. T’ju them të drejtën, Bregoviçin nuk e njoh mirë (as si këngëtar nuk e njoh e nuk e ndjek), por mund ta them pa frikë se ndihem më afër me të sesa me ata shqiptarë që e lënë dhe e mbajnë veten pengje të një nacionalizmi kaq vulgar e folklorik.
Ardhja e këngëtarit serb Goran Bregovic, në festën e Birrës në Korçë ka irrituar shumë këngëtarë dhe jo vetëm. Një nga një, artistët shqiptarë kanë deklaruar publikisht se nuk do të ishin në Korçë për festën e përvitshme, pikërisht për shkak të pranisë së Bregoviç. Pavarësisht thirrjeve, Bashkia Korçë nuk ka bërë hapa pas dhe ka deklaruar se koncerti do të zhvillohet.
Bregovic, i lindur nga babai kroat e nëna serbe, ishte frymëzues e idhull i ushtrisë vrastare serbe gjatë luftës në Kosovë më këngën “Pucaj”. Mohoi tërë jetën kombin e vet kroat. I këndonte kallashit serb që vriste popullatën kroate e shqiptare. Gjithashtu dhe bashkëpunimi që ai ka patur me regjisorin serb, Ermir Kusturica i cili njihet për nacionalizmin e tij dhe deklarata provokuese kundër Kosovës dhe shqiptarëve.
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Sondazh
Aksident me vdekje në Durrës, 49-vjeçari përplas me makinë të moshuarën, shoqërohet në Komisariat
DURRËS- Një aksident me vdekje është shënuar këtë mbrëmje në Durrës, ku ka humbur jetën një e moshuar. Një 49-vjeçar ka përplasur me makinë këmbësor...
Zjarret në Voskopojë, komandanti i batalionit të FA: Operacioni vijon nesër në të zbardhur, besoj se do t’ja dalim!
KORÇË– Pasditen e sotme u aktivizua një vatër zjarri në Voskopojë, ku flakët kanë depërtuar deri në thellësi të pyllit. Megjithatë duke se sot nuk d...
Vatër zjarri në Kocul të Vlorës
VLORË– Vazhdon zjarri në tokat midis Koculit dhe Gorishtit në Vlorë, duke rrezikuar edhe puset e naftës që ndodhen pranë kësaj zone. Zjarri ndihmohet...
Greva në Lumas/ Iu përkeqësua gjendja shëndetësore në grevë, flet banori: Kisha marrje mendsh dhe rrahje të shpeshta zem
BERAT- Ylmi Shuaipi, i cili ka qenë pjesë e grevës që po mbajnë banorët e fshatit Lumas, në një prononcim për gazetaren e “News 24” dhe “BalkanWeb”, Eneida Peto...
HISTORIA- Vajzës që iu vodh identiteti! Një tjetër u pajis me ID me të dhënat e saj, sot s’martohet dhe nuk regjistr
Kjo fotografi i përket një vajze, e cila ka vjedhur identitetin e një tjetre, por ende as policia dhe as prokuroria nuk kanë mundur të zbulojnë se cila është aj...
Aksident në Lushnje! Makina merr flakë në ecje e sipër, del nga rruga, 6 persona të lënduar, 2 janë rëndë
LUSHNJE– Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin Lushnje-Rrogozhinë, ku 6 persona kanë mbetur të lënduar. Mësohet se mjeti tip “Lancia” ka ...
Është arrestuar si autor i zjarrit në Gjallicë! Kush është Ekrem Onuzi, bariut që iu gjet kallashnikov, HISTORIA me sulmi
KUKËS– Sot, Policia e Shtetit ka arrestuar Ekrem Onuzin, nën akuzën se ai është autori i zjarrit në malin e Gjallicës. Në momentin e arrestimit, Poli...
Njoftimi i OSHEE: Nesër shkëputet energjia në këto zona të Tiranës
TIRANË– Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Sh.A., njofton qytetarët e Tiranës se ditën e nesërme, datë 9 gusht, për shkak të mirëmbajtje...
Flakët rrezikojnë 3 fshatra në Fier/ Banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri: Nuk ka ardhur zjarrfikësja!
Një vatër e re zjarri është shfaqur në fshatin Radostinë në Fier. Flakët janë përhapur në të gjithë sipërfaqen e kodrës duke djegur ullishte.Forcat zjarrfikës...