Aktualitet

8 Gusht 2021, 20:21 Nga DOSJA

TIRANË– Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka analizuar situatën e koronavirusit në vendin tonë, duke u shprehur se deri më tani një dozë e tretë nuk është e nevojshme pavarësisht se ka rritje infektimesh.

Në një intervistë për “Fax”, ai u shpreh gjendja e pandemisë në Shqipëri nuk është shqetësuese pasi është nën kontroll.

“Numrat janë në rritje, por është e përballueshme, dhe nuk jemi në fazën shqetësuese. Varianti Capa nuk është i ri, është i njohur më parë dhe Delta ja zuri vendin në Indi duke e dominuar.Delta përbën shumicën dërrmuese të rasteve. Doza e tretë e vaksinës nuk është e nevojshme pasi nuk ka prova, flasim për ato që po përdoren në Gjermani. Në gjithë botën nuk logjikohet më me rastet e reja por nga rastet e rënda dhe humbjet e jetës sepse nese infektohen të rinj atehërë nuk presim shumë probleme. Duke qene se të rinjtë kanë më pak risk dhe normalisht nuk duan të bëjnë vaksinën,”– u shpreh Alimehmeti.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ilir alimehmeti koronavirusi ne shqiperi ilir alimehmeti koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Gusht 2021, 19:54

Vatër zjarri në Kocul të Vlorës 

VLORË– Vazhdon zjarri në tokat midis Koculit dhe Gorishtit në Vlorë, duke rrezikuar edhe puset e naftës që ndodhen pranë kësaj zone. Zjarri ndihmohet...