Aktualitet

I pari që ndezi debatin në rrjet! Berat Buzhala: Si Mustafa (Nano) mendon dhe ai “i gjati”. I duan serbët…

8 Gusht 2021, 21:10 Nga DOSJA
I pari që ndezi debatin në rrjet! Berat Buzhala: Si Mustafa (Nano)

PRISHTINË– Gazetari dhe botuesi nga Kosova, Berat Buzhala, i pari person që nxiti debatin në rrjet për ardhjen e këngëtarit serb Goran Bregoviç në Korçë ka replikuar me analistin Mustafa Nano.  Buzhala thekson se si Mustafa Nano mendon edhe kryeministri Edi Rama, pasi të dy duan serbët.

“Do me thane sipas Mustafes ne jemi pengje te se kaluares. Fatkeqesisht nuk eshte vetem Mustafa qe mendon keshtu. Eshte edhe ai i Gjati. Keta mendojne qe na kur flasim per vrasja dhe masakra, kur tregojme qe Vucici ka qene pjese e ketyre krimeve, ne po aktrojme. Per Mustafen, dhe atyre si Mustafa, nuk eshte e rendesishme me gjase kur elita politike dhe kulturore ne Gjermani per cdo vit, per cdo pervjetor, detyrohet me kerku falje, me u pendu per krimet ndaj hebrenjve,”-shkruan Buzhala.

Postimi i Berat Buzhalës:

Mustafa Nano eshte me i sinqerti prej krejt kllapes anti kosovare ne Shqiperi. Ai po thote qe edhe nese do te ishte e vertete qe Bregovici e ka thene ndonje “gjë antishqiptare kohë më parë, fakti që ai ka dëshirë të vijë në Shqipëri, do të thotë se nuk është më antishqiptar, se është penduar për ç’ka thënë.”.

Jo Mustafë, ai nuk po vjen ne Shqiperi si i penduar. Ne Shqiperi nuk po vjen si i penduar as Vucici, e as ata serbet qe e degjojne Draganen. Po vijne sepse dera per ta eshte e hapur. Sepse ne Shqiperi ka kozmopolit, sikur ti, qe ua zeni per te madhe kosovareve qe edhe me tutje kane ndjenja anti serbe.

Qe cka thote Mustafa, i cili me me shume deshire e quan veten Muchi: Ne nuk mund të mbetemi pengje të një antisllavizmi të paketuar jetë e mot. Këtë të fundit e them në radhë të parë për shqiptarët e Kosovës, të cilët ngacmohen menjëherë nga çdo gjë serbe.

Do me thane sipas Mustafes ne jemi pengje te se kaluares. Fatkeqesisht nuk eshte vetem Mustafa qe mendon keshtu. Eshte edhe ai i Gjati. Keta mendojne qe na kur flasim per vrasja dhe masakra, kur tregojme qe Vucici ka qene pjese e ketyre krimeve, ne po aktrojme.

Per Mustafen, dhe atyre si Mustafa, nuk eshte e rendesishme me gjase kur elita politike dhe kulturore ne Gjermani per cdo vit, per cdo pervjetor, detyrohet me kerku falje, me u pendu per krimet ndaj hebrenjve.

Mustafa kete nuk deshiron ta kuptoj. Per te eshte shume e rendesishme qe kosovaret ta harrojne golgoten e tyre. Nese ne flasim per krimet serbe, per mospendesen serbe, ne jemi nacionaliste primitive, jemi patriote fallse. Sikur te ishte vetem Mustafa, i cili tek une megjithate i merr piket maksimale per sinqeritet [?] .

Ardhja e këngëtarit serb Goran Bregovic, në festën e Birrës në Korçë ka irrituar shumë këngëtarë dhe jo vetëm. Një nga një, artistët shqiptarë kanë deklaruar publikisht se nuk do të ishin në Korçë për festën e përvitshme, pikërisht për shkak të pranisë së Bregoviç. Pavarësisht thirrjeve, Bashkia Korçë nuk ka bërë hapa pas dhe ka deklaruar se koncerti do të zhvillohet.

Bregovic, i lindur nga babai kroat e nëna serbe, ishte frymëzues e idhull i ushtrisë vrastare serbe gjatë luftës në Kosovë më këngën “Pucaj”. Mohoi tërë jetën kombin e vet kroat. I këndonte kallashit serb që vriste popullatën kroate e shqiptare. Gjithashtu dhe bashkëpunimi që ai ka patur me regjisorin serb, Ermir Kusturica i cili njihet për nacionalizmin e tij dhe deklarata provokuese kundër Kosovës dhe shqiptarëve.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet berat buzhala koncerti i bregovic ne korce revolta e shqiptareve ndaj bregovic berat buzhala koncerti i bregovic ne korce revolta e shqiptareve ndaj bregovic

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Gusht 2021, 20:21

TIRANË– Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka analizuar situatën e koronavirusit në vendin tonë, duke u shprehur se deri më tani një dozë e tretë nuk është...

Aktualitet 8 Gusht 2021, 19:54

Vatër zjarri në Kocul të Vlorës 

VLORË– Vazhdon zjarri në tokat midis Koculit dhe Gorishtit në Vlorë, duke rrezikuar edhe puset e naftës që ndodhen pranë kësaj zone. Zjarri ndihmohet...