Aktualitet

Aksident në Lushnje! Makina merr flakë në ecje e sipër, del nga rruga, 6 persona të lënduar, 2 janë rëndë

8 Gusht 2021, 18:30 Nga DOSJA
Aksident në Lushnje! Makina merr flakë në ecje e sipër, del

LUSHNJE– Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin Lushnje-Rrogozhinë, ku 6 persona kanë mbetur të lënduar. Mësohet se mjeti tip “Lancia” ka marrë flakë në ecje e sipër pranë fshatit Gramsh, duke bërë që drejtuesi i mjetit të humbasë kontrollin.

Si pasojë makina ka dalë nga rruga dhe të lënduar kanë mbetur të gjithë pasagjerët bashkë me shoferin, por dy prej tyre janë në gjendje të rëndë. Të lënduarit pritet që të transportohen në spitalin e Traumës në Tiranë për të marrë mjekim më të specializuar shëndetësor. Sipas policisë, të lënduar nga aksidenti kanë mbetur drejtuesi i mjetit si dhe djali i tij 17 vjeç, të cilët ndodhen në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

“Sot rreth orës 20:10, në aksin rrugor Rrogozhinë – Lushnjë, në fshatin Gramsh ka dalë nga rruga automjeti tip “Lance” me drejtues shtetasin A. H., ku si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit si dhe djali i tij 17 vjeç, të cilët ndodhen në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve,”- thotë policia.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident në lushnje aksident në lushnje

Sondazh

Poll