Aktualitet

Zjarret në Voskopojë, komandanti i batalionit të FA: Operacioni vijon nesër në të zbardhur, besoj se do t’ja dalim!

8 Gusht 2021, 19:57 Nga DOSJA
Zjarret në Voskopojë, komandanti i batalionit të FA: Operacioni

KORÇË– Pasditen e sotme u aktivizua një vatër zjarri në Voskopojë, ku flakët kanë depërtuar deri në thellësi të pyllit. Megjithatë duke se sot nuk do të ketë ndërhyrje për shuarjen e flakëve. Idriz Kuça, komandant i batalionit, ka bërë me dije se aksioni do të fillojë nesër në të gdhirë, kur edhe tymi të jetë larguar nga vatra e zjarrit.

Do të ndërhyjmë në të dy krahët. Zjarrfikësja nuk kalon, për shkak të terrenit të vështirë. Bashkia, e përballon nesër dhe e izolon, sepse zjarret janë të rrethuara. Ndërhyrja nga ajri do të ishte efektive, por do të duhet ta shohim nesër në mëngjes shkallën e plotë të zjarreve. Të gjitha forcat, qoftë ato të FA dhe të bashkisë, nën drejtimin tonë do të kalojmë në krahun e poshtëm dhe do të krehim zonën e do të izolojmë e rrethojmë flakët. Është e realizueshme besoj,”- tha Kuça.

LAJMI KRYESOR: 10 vatra zjarri në ditën e 16-të/ Situatë kritike në Jug e Veri, zjarri vë para pyjet me pisha në Voskopojë, niset helikopteri! Ndërhyrje nga ajri në Dukat, Karaburun e në Majën e Rrunës në Kukës, rrezikohet akoma Llogaraja

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet zjarr ne voskopoje zjarre ne shqiperi zjarr ne voskopoje zjarre ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Gusht 2021, 19:54

Vatër zjarri në Kocul të Vlorës 

VLORË– Vazhdon zjarri në tokat midis Koculit dhe Gorishtit në Vlorë, duke rrezikuar edhe puset e naftës që ndodhen pranë kësaj zone. Zjarri ndihmohet...