Aktualitet

Aksident me vdekje në Durrës, 49-vjeçari përplas me makinë të moshuarën, shoqërohet në Komisariat

8 Gusht 2021, 20:01 Nga DOSJA
Aksident me vdekje në Durrës, 49-vjeçari përplas me

DURRËS- Një aksident me vdekje është shënuar këtë mbrëmje në Durrës, ku ka humbur jetën një e moshuar. Një 49-vjeçar ka përplasur me makinë këmbësoren 72-vjeçare, e identifikuar me inicialet N. M., e cila ka ndërruar jetë në vend.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë, ndërsa kanë filluar edhe hetimet për të zbuluar shkakun e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak.

Më datë 08.08.2021, në orën 21:35, në lagjen nr.15, Durrës, një mjet me drejtues shtetasin T. M., 49 vjeç, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen N. M., rreth 72 vjeçe, e cila si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident në durrës aksident në durrës

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Gusht 2021, 19:54

Vatër zjarri në Kocul të Vlorës 

VLORË– Vazhdon zjarri në tokat midis Koculit dhe Gorishtit në Vlorë, duke rrezikuar edhe puset e naftës që ndodhen pranë kësaj zone. Zjarri ndihmohet...