Sport

Merkato e nxehtë për Interin, Dzeko firmos për zikaltrit, në Angli e bëjnë të sigurtë largimin e Martinez

8 Gusht 2021, 13:37 Nga DOSJA
Merkato e nxehtë për Interin, Dzeko firmos për zikaltrit, në

MILANO-Një tjetër lojtar i madh është gati të largohet nga Inter. Në Angli, sidomos ‘Times’ flet me siguri se Lautaro Martinez do të transferohet te Tottenham për 70 milionë euro plus bonuset. Megjithatë klubi zikaltër ka reaguar në lidhje me këtë lajm duke e konsideruar si të pavërtetë.

Por për t’i dhënë substancë asaj që u filtrua nga Viale della Liberazione, ka folur agjenti i sulmuesit argjentinas ekskluzivisht për FcInter1908: “Oferta e Tottenham? Lautaro është një lojtar i Interit dhe është i lumtur në Itali” Rinovimi? Lautaro nuk do të hyjë në konflikt me klubin.Ky është realiteti. Ai dëshiron të qëndrojë me Interin”.

Ndërkohë mësohet se klubi zikaltër ka arritur marrëveshjen me Dzekon. Sulmuesi i Romës do të firmosë për dy vjet me 5 milionë euro në sezon. Drejtuesit po mendojnë për një tjetër sulmues si Zapata ose Correa. Lëvizjet e presidencës Suning dhe familjes Zhang mësojnë se tani asgjë nuk mund të ketë siguri te Inter.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport dzeko inter dzeko inter

Sondazh

Poll