Sport

Çdo gjë e përfunduar! Romelu Lukaku rikthehet te Chelsea pas 8 vitesh, marrëveshja mbyllet për 115 milionë euro

7 Gusht 2021, 13:21 Nga DOSJA
Çdo gjë e përfunduar! Romelu Lukaku rikthehet te Chelsea pas 8

ANGLI-Aventura e Romelu Lukakut te Inter duket se ka arritur drejt fundit. Klubi zikaltër në fakt ka pranuar ofertën e Chelsea-t prej 115 milionë eurosh për sulmuesin belg. Ditët e fundit, londinezët kishin vendosur 100 milionë euro në pjatë, por Inter kishte thënë jo, Chelsea nuk u dorëzua dhe rriti ofertën me 115 milionë.

Zikaltërit deshën vetëm para, kjo është arsyeja pse ata gjithashtu kanë refuzuar ofertën për të përfshirë Marcos Alonso ose Zappacosta në marrëveshje. Në këtë pikë, vetëm komunikimet zyrtare të dy klubeve mungojnë për ta parë Lukakun përsëri në Londër pas 8 vitesh.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport chelsea inter lukaku chelsea inter lukaku

Sondazh

Poll