Aktualitet

Atentati ndaj çiftit Palusha në Kamëz, mbërrin në banesën e të lënduarve shefi i sektorit të vrasjeve

8 Gusht 2021, 08:48 Nga DOSJA
Atentati ndaj çiftit Palusha në Kamëz, mbërrin në

KAMËZ– Gilbert Hoxha, shef i sektorit të vrasjeve në DVP Tiranë, ka mbërritur mëngjesin e kësaj të diele te banesa e çiftit Paluca. ‘Faxnews’ ka siguruar momentin kur shefi i sektorit mbërrin në banesë.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme. Një person ka qëlluar me armë zjarri ndaj Preng Paluca, rreth 50 vjeç dhe bashkëshortes se tij Antoneta Paluca, rreth 41 vjeçe, të cilët u dërguan në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Mësohet se shënjestra e atentatit që dyshohet të jetë bërë për hakmarrje ka qenë Preng Paluca, i cili është në gjendje të rëndë, ndërsa bashkeshortja është plagosur rastësisht dhe është jashtë rrezikut për jetën.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet antoneta paluca plagosen burre e grua ne kamez preng paluca antoneta paluca plagosen burre e grua ne kamez preng paluca

Sondazh

Poll