Aktualitet

Dita e 5-të e grevës së urisë/ Banorët e Lumasit ‘mbijetojnë’ me serum, qytetari: Kam forca që të shtyj dhe nja dy d

7 Gusht 2021, 10:54 Nga DOSJA
Dita e 5-të e grevës së urisë/ Banorët e Lumasit

KUÇOVË-Banorët e Lumasit kanë hyrë sot në ditën e pestë të grevës së urisë dhe nuk pranojnë të dorëzohen pavarësisht se po trajtohen me serum. Ata u futën në grevë 5 ditë më parë për shkak se thirrjet e tyre për mbrojtjen e burimit të Sinecit nuk u dëgjuan.

‘Si je?”-pyet gazetarja e ‘Faxnews’.

‘Besoj se kam forca që të shtyj dhe nja dy ditë’- shprehet qytetari i cili ndodhet i shtrirë me serum.

Pas 3 muajsh proteste kundër ndërhyrjes në zonën e Sinecit, banorët e Lumasit kanë vendosur që të hyjnë në grevë urie. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura përmes një shkrese zyrtare pak ditë më parë urdhëronte Bashkinë e Kuçovës dhe firmën “Salillari” që të ndërpriste menjëherë punimet në Sinec pasi punimet cenojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë, territorin e shpallur “Monument Natyror”.

Kjo gjë nuk e bëri firmën të ndërpriste punimet, gjë që ka sjellë dhe përplasje me banorët. Banorët, të cilët prej tre muajsh janë përplasur disa herë me policinë, kanë katër kërkesa. Ata duan pezullimin e projektit për ujësjellësin e fshatit Lumas; largimin nga detyra të drejtorit të Policisë Berat; pezullimin e Ardi Velit; si edhe një takim me Kryeministrin Rama.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet banoret e lumasit ne proteste banoret e lumasit ne proteste

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Gusht 2021, 09:13

KORÇË– Gjykata e Korçës ka vendosur sekuestrimin e një prone të ish drejtorit të postës në Korçë, Valter Gorës, i cili u arrestua para...

Aktualitet 7 Gusht 2021, 09:11

TIRANË–Gjykata e Posaçme kundër korrupsionin ka vendosur që Selim Çekaj, të vijojë të qëndrojë në qeli duke mos ndryshuar masën e sigurisë së...

Aktualitet 7 Gusht 2021, 08:52

ITALI– Gjatë natës, karabinierët në Scandicci të Italisë gjatë një sërë kontrollesh të organizuara si pjesë e shërbimeve specifike të parandalimit në zonën Chia...