KORÇË– Gjykata e Korçës ka vendosur sekuestrimin e një prone të ish drejtorit të postës në Korçë, Valter Gorës, i cili u arrestua para një muaji për shpërdorim detyre. Vendimi për sekuestron preventive e ka marrë Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë më datë 28.07.2021.
“Për vendosjen e sekuestros preventive ndaj një prone në qytetin e Pogradecit, konkretisht lokal shërbimi, në pronësi të shtetasit Valter Gora, i cili u arrestua në datë 14.07.2021, i akuzuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim”.
Dyshohet se të ardhurat e paligjshme të përfituara nga aktiviteti kriminal i Valter Gora, janë investuar në blerjen e këtij ambienti, i cili ishte në përdorim të filialit të Postës Shqiptare (i lëshuar me qira).
NJOFTIMI I PLOTË:
Sekuestro preventive mbi një pronë të ish-Drejtorit të Postës Korçë, i cili u arrestua një muaj më parë, në kuadër të operacionit policor “Kontrata”. Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të punës për identifikimin dhe gjetjen e aseteve kriminale që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë datë 28.07.2021, për vendosjen e sekuestros preventive ndaj një prone në qytetin e Pogradecit, konkretisht lokal shërbimi, në pronësi të shtetasit V. G., i cili u arrestua në datë 14.07.2021, në kuadër të operacionit policor “Kontrata”, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim. Nga hetimet e kryera, dyshohet se të ardhurat e paligjshme të përfituara nga aktiviteti kriminal i shtetasit V. G., janë investuar në blerjen e këtij ambienti, i cili ishte në përdorim të filialit të Postës Shqiptare (i lëshuar me qira). Vijon puna për të verifikuar dhe evidentuar pasuritë e tjera, që mund të jenë në emër të 41-vjeçarit V. G. dhe bashkëpunëtorëve të tjerë të tij. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Valter Gora, ish-drejtor i Postës u arrestua më 15 korrik nga policia, pasi së bashku me kolgeët e tij kishin shpërdoruar detyrën. Operacioni ‘Kontrata’ zbuloi skemën e mashtrimit që ndodhte brenda postës. Të gjithë punonjësit, shpërdorun detyrën duke falsifikuar kontrata qiramarrjeje për ambiente që do të përdoreshin nga Posta Shqiptare në filialet Korçë, Maliq, Pogradec.
(A.B)/Dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Sondazh
PAMJET e operacionit për fikjen e zjarreve në Karaburun/ Peleshi del me video-selfie: E kishim fikur para disa ditësh, kemi d
VLORË– Riaktivizimi i zjarrit në malin e Dukatit ka sjellë shqetësim për autoritetet pasi ka rrezik të prekë zona të tjera përreth. Kjo u tha dhe nga minis...
I vuri zjarrin kullotës dhe dogji gjithë kodrën e fshatit, nën hetim i moshuari në Lezhë
LEZHË– Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë ka nisur procedimin penal për një 73-vjeçar, pasi akuzohet për zjarrvënie. Blutë e Lezhës njofton se kanë ...
Pala greke ndërpret punën në Kakavijë/ Radhë mjetesh në të dyja krahët e kufirit, qytetarët presin në mes të vapës
KAKAVIJË-Pala greke ka ndërprerë punën në Kakavijë duke sjellë radhë mjetesh në të dyja krahët e kufirit.Sot puna u nis me 2 sportele, por më pas e kanë nd...
E RËNDË/ Kreu marrëdhënie seksuale me 20-vjeçaren me aftësi të kufizuara, e la shtatzënë, arrestohet 56-vjeçari në Ro
FIER– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Roskovec. 56-vjeçari i identifikuar si Petrit Arapi, ka kryer marëdhënie seksuale me një 20-vjeçare e cila...
I theu xhamat e biznesit për një tablet, burrë e grua në Tiranë denoncojnë klientin e nevrikosur: Të paguajë dëmet e sh
TIRANË– Një 34-vjeçar është nxehur aq shumë me sjelljen e pronarëve ku ishte klient, sa që e ka pasur të pamundur të kontrollojë nervat dhe për paso...
Në ‘Mercedes ML’ me mijëra euro! Procedohet penalisht francezi në Kakavijë, 62-vjeçari nuk i kishte të deklaruara 3000
KAKAVIJË– Një 62-vjeçar, me origjinë nga Franca është ndaluar nga shërbimet e policisë kufitare në Kakavijë pasi lëvizte me euro të cilat nuk i kish...
Fluks në Portin e Durrësit/ 5 tragete mbërrijnë nga Bari dhe Ankona, 7,500 udhëtarë ‘zbarkojnë’ në qytetin bregdetar
DURRËS– Porti i Durrësit u tej mbush mëngjesin e sotëm nga udhëtarët që presin të nisen drejt Barit apo Ankonës dhe e anasjellta.5 tragete pritet të mbërri...