Aktualitet

7 Gusht 2021, 09:11 Nga DOSJA

TIRANË–Gjykata e Posaçme kundër korrupsionin ka vendosur që Selim Çekaj, të vijojë të qëndrojë në qeli duke mos ndryshuar masën e sigurisë së tij “arrest me burg”. Çekaj është shprehur se nuk përbën asnjë rrezik, e se kokaina nuk ishte e tija. Ai kërkoi lirinë në GJKKO pasi duhet të kujdeset për gruan e tij.

“Nuk përbëj asnjë rrezik, kokaina nuk është e imja. Kërkova dhe qëndrova deri sa u kontrolluar kontejneri, unë kam porositur vetëm bananet”, ka thënë Selim Çekaj.

Avokati Maks Haxhiaj, e cilësoi skandaloz dhe të papërgjegjshëm vendimin e GJKKO për të lënë në burg 71-vjeçarin.

“Është shumë interesant që prokurori tha para gjykatës se nuk ka prova që Selim Çekaj të jetë i implikuar. Kjo është një masë ekstreme, pasi është mbi 70 vjeç dhe është i sëmurë. Janë argumente të avancuara për të ndryshuar masën e arrestit. Gjykata me papërgjegjshmëri, shkel ligjin me të dyja këmbët. Shkelje tjetër është se nuk ka ardhur në seancë as Selimi, pasi kur shqyrtohet masa, duhet të jetë i hetuari. Ai është me diabet 700, që i ka nxjerrë jashtë funksionit veshkat. Qesharake është edhe që po hetohet për grup të strukturuar kriminal, kur është vetëm një person”, tha avokati Haxhiaj.

Çekaj u arrestua në Portin e Durrësit pasi në konteinerin e firmës së tij u kapën 49 kg kokainë e ardhur nga Ekuadori bashkë me ngarkesën me banane. Konteineri doli me pullë të kuqe në skanerin e portit, dhe vetë Selim Çekaj kërkoi që të hapej. Kur pa lëndën narkotike, ai deklaroi se nuk kishte lidhje me të pasi është vetëm një tregtar frutash. I biri, Arbër Çekaj është dënuar me 14 vite burg po për drogë, e sjellë në të njëjtën skemë me banane nga Ekuadori dhe e kapur në kontejnerët e firmës së tij “Arbën Garden”.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arber cekaj maks haxhia selim cekaj arber cekaj maks haxhia selim cekaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Gusht 2021, 08:52

ITALI– Gjatë natës, karabinierët në Scandicci të Italisë gjatë një sërë kontrollesh të organizuara si pjesë e shërbimeve specifike të parandalimit në zonën Chia...

Aktualitet 7 Gusht 2021, 07:52

TIRANË– Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin e fundit të bërë në lidhje me vatrat e zjarrit aktive në vend bën me dije se kanë nisur punë edhe helikopter...