I vuri zjarrin kullotës dhe dogji gjithë kodrën e fshatit, nën hetim i moshuari në Lezhë
7 Gusht 2021, 08:48Nga DOSJA
LEZHË– Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë ka nisur procedimin penal për një 73-vjeçar, pasi akuzohet për zjarrvënie. Blutë e Lezhës njofton se kanë nisur hetimin për të moshuarin M. N., i cili i ka vënë zjarrin një toke kullotë, duke djegur kodrën e fshatit Mabë.
Njoftimi i policisë:
Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe të Komisariateve në varësi të saj, të angazhuara maksimalisht për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve në territorin e qarkut Lezhë.I vuri zjarrin një tokë kullotë, duke djegur kodrën e fahatit Mabë, Lezhë, procedohet penalisht në gjëndje të lirë për shkak të moshës 73 vjeçari.Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë proceduan penalisht shtetasin M.N.,73 vjeç, banues në Mabë, Lezhë.Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Shkatrrimi i pronës me zjarr”.Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë apelon për të gjithë banorët dhe në vençanti për ata që kanë në përdorim sipërfaqje kullosore, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke ju garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.
(A.B)/Dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
KAKAVIJË-Pala greke ka ndërprerë punën në Kakavijë duke sjellë radhë mjetesh në të dyja krahët e kufirit.Sot puna u nis me 2 sportele, por më pas e kanë nd...
TIRANË– Një 34-vjeçar është nxehur aq shumë me sjelljen e pronarëve ku ishte klient, sa që e ka pasur të pamundur të kontrollojë nervat dhe për paso...
Aktualitet 7 Gusht 2021, 07:52
TIRANË– Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin e fundit të bërë në lidhje me vatrat e zjarrit aktive në vend bën me dije se kanë nisur punë edhe helikopter...
KAKAVIJË– Një 62-vjeçar, me origjinë nga Franca është ndaluar nga shërbimet e policisë kufitare në Kakavijë pasi lëvizte me euro të cilat nuk i kish...
DURRËS– Porti i Durrësit u tej mbush mëngjesin e sotëm nga udhëtarët që presin të nisen drejt Barit apo Ankonës dhe e anasjellta.5 tragete pritet të mbërri...
KUKËS-Maja e Rrunës vijon të jetë ende nën pushtetin e zjarrit. Në atë zonë janë dy vatra aktive, flakët e të cilave po afrohen mbi tunelin e Kalimashit. E...
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë lajmin kryesor në lidhje me zjarret që kanë ‘pushtua...
VLORË– Zjarri në Gjirin e Gramës në Vlorë dhe mbi fshatin Dukat të Ri në Karaburun është riaktivizuar. Nga video dallohet që situata është e vështirë nga ...
Në ditën e 12 të shpërthimit të zjarreve në Gadishullin e Karaburunit (Vlorë), në Gjirokaster dhe Malin e Rrunës (Kukës) ka ende vatra zjarri me intensitet të l...