Aktualitet

Dogji me zjarr një sipërfaqe toke me ullinj në fshatin Gjorm, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar

7 Gusht 2021, 10:05 Nga DOSJA
Dogji me zjarr një sipërfaqe toke me ullinj në fshatin Gjorm,

VLORË– Një person është identifikuar dhe shpallur në kërkim nga policia e Vlorës për djegien e një sipërfaqe toke me ullinj në fshatin Gjorm.

Sipas policisë autori është identifikuar si Bexhet Sinaj, 42-vjeç, banues në fshatin Gjorm. Ai akuzohet për zjarrëvënie të qëllimshme të dy sipërfaqeve me ullinj në pronësi të S.Xh dhe B.M.

Njoftimi i policisë:

Dogji me zjarr një sipërfaqe toke me ullinj në fshatin Gjorm, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim për veprën penale “Shkatrrimi i pronës me zjarr”, të shtetasit B. S, 42 vjeç, banues në fshatin Gjorm.

Ky shtetas dyshohet se në vendin e quajtur “Neshtë”, Gjorm, ka djegur me zjarr, një sipërfaqe toke me pemë ullishte, konkretisht 100 rrënjë ullinj në pronësi të shtetasit B.M dhe  200 rrënjë ullinj në pronësi të shtetasit S.Xh.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet zjarr ne gjorme te selenices zjarre ne shqiperi zjarr ne gjorme te selenices zjarre ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Gusht 2021, 09:13

KORÇË– Gjykata e Korçës ka vendosur sekuestrimin e një prone të ish drejtorit të postës në Korçë, Valter Gorës, i cili u arrestua para...

Aktualitet 7 Gusht 2021, 09:11

TIRANË–Gjykata e Posaçme kundër korrupsionin ka vendosur që Selim Çekaj, të vijojë të qëndrojë në qeli duke mos ndryshuar masën e sigurisë së...

Aktualitet 7 Gusht 2021, 08:52

ITALI– Gjatë natës, karabinierët në Scandicci të Italisë gjatë një sërë kontrollesh të organizuara si pjesë e shërbimeve specifike të parandalimit në zonën Chia...