Aktualitet

Vidhnin automjete dhe banesa, arrestohet një person në Durrës dhe dy të tjerë shpallen në kërkim

7 Gusht 2021, 10:17 Nga DOSJA
Vidhnin automjete dhe banesa, arrestohet një person në Durrës dhe

DURRËS– Në kuadër të operacionit ‘Mesnata’, policia e Durrësit ka vënë në pranga 1 person dhe ka shpallur në kërkim sy të tjerë nën akuzën e vjedhjes.

Në pranga ka rënë shtetasi Hamid Hoxha dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasve Edmond Neza dhe Kreshnin Shira.

Të tre këta persona në bashkvpunim me njëri-tjetrin kanë kryer rreth 11 vjedhje automjetesh dhe banesash në dy vitet e fundit.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Mesnata”, i zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” në DVP Durrës.

Vidhnin automjete dhe vlera monetare në banesa, ndalohet 1 shtetas, shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë.

Zbardhen dhe dokumentohen 11 vjedhje të automjeteve dhe banesave të ndryshme, të ndodhura gjatë viteve 2020-2021, në qarkun e Durrësit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve, finalizuan operacionin policor të koduar “Mesanata”, në kuadër të të cilit u ndalua shtetasi H. H., 33 vjeç, si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasve E. N., 44 vjeç dhe K. Sh., 33 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Këta shtetas, më datë 06.08.2021, në Rrashbull, Durrës, janë konstatuar nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, i cili rezultoi i vjedhur më datë 03.08.2021. Dy shtetasit e shpallur në kërkim kanë mundur të largohen gjatë ndjekjes nga shërbimet e Policisë.

Nga hetimet e kryera rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se janë autorë të 11 vjedhjeve të ndodhura më parë, konkretisht:

Gjatë vitit 2021, dyshohet se kanë vjedhur në banesën e shtetasit R. B., në Rrashbull, Durrë, ku kanë marë 50.000 lekë dhe çelësat e automjetit në pronësi të tij. Gjithashtu dyshohet se kanë vjedhur 3 automjetet tip “Benz”, në pronësi të shtetasve M. R., F. Ç., D. B. dhe automjetin tip “Toyota”, në pronësi të shtetases L. S.

Gjatë vitit 2020, këta shtetas dyshohet se janë autorë të 2 vjedhjeve në banesat e shtetasve E. R. dhe I. Z., ku kanë marë vlera monetare dhe çelësat e automjeteve përkatëse. Gjithashtu kanë vjedhur automjetet e markave të ndryshme, në pronësi të shtetasve F. H., N. T., R. D. dhe I. Z.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti tip “Toyota”.

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet edmond neza hamid hoxha kreshnin shira operacioni mesnata edmond neza hamid hoxha kreshnin shira operacioni mesnata

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Gusht 2021, 09:13

KORÇË– Gjykata e Korçës ka vendosur sekuestrimin e një prone të ish drejtorit të postës në Korçë, Valter Gorës, i cili u arrestua para...

Aktualitet 7 Gusht 2021, 09:11

TIRANË–Gjykata e Posaçme kundër korrupsionin ka vendosur që Selim Çekaj, të vijojë të qëndrojë në qeli duke mos ndryshuar masën e sigurisë së...

Aktualitet 7 Gusht 2021, 08:52

ITALI– Gjatë natës, karabinierët në Scandicci të Italisë gjatë një sërë kontrollesh të organizuara si pjesë e shërbimeve specifike të parandalimit në zonën Chia...