Aktualitet

DO LUFTOJNË ZJARRET/ Mbërrin helikopteri i Çekisë në Rinas, do qëndrojë për një javë në Shqipëri, pritet të mbërri

6 Gusht 2021, 14:16 Nga DOSJA
DO LUFTOJNË ZJARRET/ Mbërrin helikopteri i Çekisë në

TIRANË– Helikopteri i premtuar nga Çekia që do të luftojë me zjarret në Shqipëri, ka mbërritur në aeroportin e Rinasit.

Ambasadori i Çekisë në Shqipëri, Jaroslav Ludva, deklaroi nga Rinasi se helikopteri do të qëndrojë për një javë në Shqipëri, por nëse situata do të agravohet, do të qëndrojë edhe më shumë.


“Nesër fillojmë nga puna. Helikopteri do të qëndrojë për një javë në Shëipëri. Nëse situata e zjarreve agravohet, helikopteri do të qëndrojë më shumë kohë,”- tha Ludva.

Alexis Hupin, shefi politik i delegacionit të BE-së, shtoi se pak më vonë, pritet që në Shqipëri të vijën edhe dy helikopterët nga Holanda.

“Pak më vonë do të vijnë edhe dy helikopterët nga Holanda,”- tha Hupin.

Holanda dhe Çekia iu përgjigjën pozitivisht kërkesës së Shqipërisë për ndihmë e cila për 14 ditë është në luftë me flakët.

LAJM KRYESOR: Dita e 14 e ‘betejës’ me flakët, qetësohet Vlora! Situatë kritike dhe në Mashkullorë të Gjirokastrës, nis evakuimi i banorëve

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet alexis hupin jaroslav ludva zjarret ne shqiperi alexis hupin jaroslav ludva zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll