Aktualitet

E monitoronin hap pas hapi, kokainës që u kap në Durrës i ishte vendosur GPS, pakot u fshehën mes frutave të detit

6 Gusht 2021, 13:21 Nga DOSJA
E monitoronin hap pas hapi, kokainës që u kap në Durrës i

DURRËSDosja.al ka mësuar se 7 kg kokainë që u sekuestrua mesditën e sotme në Portin e Durrësit ishte nisur nga Ekuadori. Droga kishte GPS, gjë që do të thotë se të zotët e saj e monitoronin hap pas hapi.

E ndarë në disa pako, pa asnjë mbishkrimi sipër, kokaina u gjet e fshehur në konteinerin e mbushur me fruta deti.

Sipas policisë, droga ishte në një kontenier të ngarkuar me prodhime deti që ishte nisur nga Ekuadori për llogari të firmës “Fish Co Tirana”. Kjo kompani është e regjistruar në QKR dhe vepron që prej vitit 2019 me seli në Kashar. Në pranga është vënë administratori i saj, Denis Doda.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet denis doda denis doda

Sondazh

Poll