Aktualitet

Reagon Unikkatili për ardhjen e Bregoviç në Korçë: Tregohet respekti që kanë për vrasjet e Serbisë ndaj Kosovës

6 Gusht 2021, 13:23 Nga DOSJA
Reagon Unikkatili për ardhjen e Bregoviç në Korçë:

SHBA-Nuk janë të paktë këngëtarët dhe të njohurit shqiptarë që kanë reaguar mbi ardhjen e këngëtarit serb Goran Bregoviç në festën e Birrës në Korccë këtë verë.Mbi këtë ngjarje ka reaguar edhe reperi Unikatili përmes një statusi.

Përmes një postimi në “Facebook”, reperi ka deklaruar se kjo ftesë tregon nivelin e respektit që organizatori e ka për torturat e vrasjet që Serbia i ka bërë ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe sipas tij mënyra më e mirë për ta ndëshkuar dotë ishte bojkotimi i festivalit dhe mospërdorimi i birrës Korca.

“Ftesa e këtij shkavellit në atë koncert e tregon nivelin e respektit që organizatori e ka për torturat e vrasjet që Serbia i ka bërë ndaj shqiptarëve të Kosovës. Ndëshkimi më i mirë kish me qenë nëse bojkotohet ai koncert e sidomos ajo birrë përgjithmonë”, ka shkruar ai i revoltuar.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet goran bregovic unikatili goran bregovic unikatili

Sondazh

Poll