Aktualitet

ME LOGO CR7! Të arrestuar në Spanjë për 788 kg kokainë, iu sekuestrua mbi 5 mln euro pasuri, SPAK dërgon për gjykim: Past

6 Gusht 2021, 12:32 Nga DOSJA
ME LOGO CR7! Të arrestuar në Spanjë për 788 kg kokainë,

TIRANË– 14 prona në vlerën e mbi 5 milionë eurove, 3 automjete e dy llogari bankare ka sekuestruar nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Bëhet fjalë për Arjan Ndoci, i njohur dhe si Ardjan Ndoka dhe Julian Deblini njohur edhe si Julian Gjoka, të cilët janë kapur në Spanjë me 788 kg kokainë dhe 1.25 milion euro cash. Të arrestuarit, veç përballjes me drejtësinë në Spanjë tani do të përballen edhe me SPAK për akuzën e pastrimit të parave fituar në kuadër të trafikut të kokainës si grup kriminal.

PASURITË E SEKUSTRUARA:

Pasuri të palujatshme:

• 8 apartamente, me sipërfaqe totale 905 m2;

• 2 njësi shërbimi (lokale), me sipërfaqe totale 280 m2;

• 4 garazhe, me sipërfaqe totale 60 m2;

Pasuri të luajtshme:

• 3 automjete;

• 4. 645.700 lek në llogari bankare;

• 7. 435 euro në llogari bankare.

Në 2018, dy trafikantëve nga Laçi dhe Lezha iu sekuestrua nga Prokuroria e Krimeve të Rënda mbi 5 milionë euro pasuri. Arjan Ndocit dhe Julian Deblinit, nga Laçi dhe Lezha, janë arrestuar në muajin prill 2018 në Spanjë, ku vijojnë të jenë ende në burg, Ata po trafikonin me 788 kg kokainë me logon CR7. Ata janë dënuar si anëtarë të një grupi kriminal që vepronte prej vitesh në trafikun e kokainës nga Amerika Latine në Evropë, ndërsa pastrimin e parave e bënin në Shqipëri përmes investimeve.

NJOFTIMI I PLOTË:

U arrestuan në Spanjë duke trafikuar 788 drogë, SPAK sekuestron pasuritë e tre personave. Në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë është rregjistruar proçedimi penal nr.72/2019, ardhur për kompetencë nga ish – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

Gjatë hetimit të këtij procedimi penal është provuar se shtetasit Arjan Ndoci alias Ardian (Ardjan) Noka alias Dritan Gradica dhe Julian Deblini (Bedlini) alias Julian Gjoka (të arrestuar në flagrancë në Spanjë duke trafikuar 788 kg lëndë narkotike të llojit “kokainë’’, si dhe i janë sekuestruar 1.250.000 euro cash nga autoritetet spanjolle të drejtësisë) kanë kryer aktivitet kriminal të trafikimit të narkotikëve, nga i cili janë gjeneruar shuma të mëdha të ardhurash.

Këto shtetas me anë të personave të tjerë dhe veprimeve fiktive kanë fshehur dhe mbuluar origjinën e paligjshme të pasurive duke investuar në sektorë ekonomik, duke krijuar shoqëri apo blerë dhe shitur pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme.
Në kuadër të hetimeve të procedimit penal nr.72/2019 dhe veprës penale të pastrimit të parave, janë sekuestruar në Shqipëri, si produkt i veprës penale, pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme si më poshtë:

Pasuri të paluajtshme të ndodhura në Tiranë:
• 8 apartamente, me sipërfaqe totale 905 m2;
• 2 njësi shërbimi (lokale), me sipërfaqe totale 280 m2;
• 4 garazhe, me sipërfaqe totale 60 m2;
Pasuri të luajtshme:
• 3 automjete;
• 4. 645.700 lek në llogari bankare;
• 7. 435 euro në llogari bankare.

Në përfundim të hetimit shtetasit Arjan Ndoci alias Ardian (Ardjan) Noka alias Dritan Gradica dhe Julian Deblini (Bedlini) alias Julian Gjoka janë akuzuar për kryerjen e veprave penale “Fallsifikimi i dokumentave”, “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”,“Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 186, 283/a, 287, 333/a dhe 334 të Kodit Penal dhe dosja është dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ardian (ardjan) noka arjan ndoci dritan gradica julian deblini (bedlini) julian gjoka spak sekuestron pasuri spanje ardian (ardjan) noka arjan ndoci dritan gradica julian deblini (bedlini) julian gjoka spak sekuestron pasuri spanje

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Gusht 2021, 10:44

TIRANË– Një 35-vjeçari, i identifikuar si Etmond Kenga, ka rënë në prangat e Policisë pasi akuzohet për prerje të paligjshme të pyjeve. Në kua...