Aktualitet

“Mish për top për palën tjetër”/ Gazetarja e pyet për VIDEOPËRGJIMIN, Lame nuk sikletoset: Nuk heq asnjë fjalë! Pse

6 Gusht 2021, 12:06 Nga DOSJA
“Mish për top për palën tjetër”/ Gazetarja e

VLORË- Kreu i Kadastrës, Artan Lame është pyetur gjatë një konference për shtyp për audiopërgjimin e publikuar para zgjedhjeve të 25 prillit ku ai jepte direktiva vartësve të tij për të gënjyer për legalizimet. Në një prononcim për mediat, Lame thotë se nuk i heq asnjë fjalë përgjimit dhe atyre që ka thënë.

Edhe njëherë ai përsëriti që nëse qytetarëve u thuhet se ndërtimet pa leje nuk mund të legalizohen, ata do të kalojnë në anën tjetër. Ndërsa vazhdon dhe pretendon se audiopërgjimi u mbajt fshehur për ta pasur një ditë para zgjedhjeve.

“Ndërtimet pa leje që nuk mund të legalizohen, nuk mund të thuash që nuk i legalizoj. Këta njerëz në momentin që u thua këtë, bëhen mish për top për palën tjetër, domethëne ai që është në opozitë abuzon me këtë.  Pra, të thuash thjesht që nuk legalizoj i hedh këta njerëz në krahun tjetër. Është krim të legalizohen. Dhe kjo duhet parë si shenjë përgjegjshmërie. Po mo po është krim të legalizosh në linjat e tensionit të lartë, është krim legalizimi në Butrint. Jemi në 2017 aty në përgjim. Ligji i ri e trajton këtë. Ai përgjim u mbajt për ta pasur një ditë para zgjedhjeve dhe e ruajtën, e nxorrën. Dhe e dyta nuk u tha që është 2017. Nuk heq asnjë fjalë nga ai përgjim. Sapo ju thashë të njëjtën gjë,”-tha ai.

5 ditë para zgjedhjeve të 25 prilliut, gazetari Artan Hoxha publikoi një audio-përgjim ku tregohej si drejtori i Kadastrës, Artan Lame udhëzonte vartësit e tij në lidhje me procesin e legalizimeve. Gjatë përgjimit, Lame pohon se legalizimet janë një kosto e madhe elektorale, dhe në rast se banorëve iu hiqet drita jeshile, atëherë ikin votat, ndaj kërkon që kurrsesi, fjala “jo”, nuk duhet që t’ju thuhet qytetarëve. Lame tha se audio-përgjimi është i vërtetë por është i vitit 2017.

(k.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet artan lame pergjimi i lames artan lame pergjimi i lames

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Gusht 2021, 10:44

TIRANË– Një 35-vjeçari, i identifikuar si Etmond Kenga, ka rënë në prangat e Policisë pasi akuzohet për prerje të paligjshme të pyjeve. Në kua...