Aktualitet

Rëndohet bilanci i Covid në Kosovë/ 271 raste të reja dhe asnjë rast vdekje në 24-orët e fundit

6 Gusht 2021, 13:04 Nga DOSJA
Rëndohet bilanci i Covid në Kosovë/ 271 raste të reja

KOSOVË-Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar për rastet e konfirmuara me virusin Covid-19 ku në 24-orët e fundit, 271 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Në ndërkohë gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë rast vdekjeje. Sot janë shëruar 15 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.719.

Njoftimi i plotë:

06 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 8.188 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 478.084 doza të vaksinës. Deri më sot 165.190 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 4.666 testime, 271 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 15 qytetar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.719. Në total numri i rasteve aktive është 1.321.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet bilanci i covid kosove bilanci i covid kosove

Sondazh

Poll