Aktualitet

EMRI/ Sekuestrohet 7 kg kokainë në Portin e Durrës, e fshehur në konteinerin me fruta deti që vinte nga Ekuadori, arrestohe

6 Gusht 2021, 12:47 Nga DOSJA
EMRI/ Sekuestrohet 7 kg kokainë në Portin e Durrës, e fshehur

DURRËS– 7 kilogramë kokainë e paketuar dhe e fshehur në vendin e ventilatorëve të konteinerit të mbushur me fruta deti, u sekuestrua sot në Portin e Durrësit. Mësohet se lënda narkotike ishte nisur nga Ekuadori, me destinacion kompaninë ‘Fish Co Tirana’. Kur ngarkesa zbriti në Portin e Durrësit, skaneri dha sinjalin e kuq për konteinerin brenda të cilit ishte e fshehur kokaina, e ndarë në shtatë pako, me nga 1 kilogram secila.

Në pranga është vënë administratori i kompanisë ‘Fish Co Tirana’, Denis Doda. Doda rezulton të jetë bashkëpronar edhe në dy biznese të tjera që merren me tregtimin e prodhimit të frutave të detit dhe ka si ortak një biznesmen nga Italia.

‘Fish Co Tirana’ është një kompani e regjistruar në Qendrë Kombëtare të Biznesit, me seli në Kasha dhe operon në treg që nga viti 2019.

Vetëm në muajin korrik janë kapur tre ngarkesa me kokainë në Portin e Durrësit. Më 13 korrik në kontejnerët e kompanisë “Alba Exotic fruits” u gjetën dhe sekuestruan 11 kg e 675, më 23 korrik u gjetën 6.5 kilogramë të tjera, të cilat ishin fshehur në kontejnerët e të njëjtës kompani. Më 31 korrik, në konteinerët e të njëjtës kompani u gjetën dhe u sekuestruan edhe 7.25 kilogramë kokainë.

(k.m;f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet denis doda kokaine ne portin e durresit sekuestrohen 7 kg kokaine denis doda kokaine ne portin e durresit sekuestrohen 7 kg kokaine

Sondazh

Poll