Kërkoi rivlerësim të masës së sigurisë, Jaeld Çela bën KËRKESËN, argumenti që solli tërheqjen e trupës gjykuese, se
6 Gusht 2021, 11:48Nga DOSJA
TIRANË– Seanca për rivlerësimin e masës ndaj ish-drejtorit të policisë së Vlorës, Jaeld Çela, është shtyrë më 9 gusht. Shkak i shtyrjes së seancës është bërë kërkesa e këtij të fundit për përjashtimin e trupës gjykuese, me pretendimin se ata kanë qenë pjesë e hetimeve ndaj tij në fazën paraprake.
Pas kërkesës së Çelës, trupa gjykuese u tërhoq për të marrë vendim nëse do pranohet apo jo kërkesa e ish-drejtorit të Policisë. Aktualisht Jaeld Cela mbahet në paraburgimin e 302 në Tiranë, pasi ka zgjedhur që të mos marrë pjesë në seanca, duke u mbrojtur nga avokati i tij, Petrit Ismaili.
Jaeld Çela, i shpallur fajtor dhe i dënuar me 3.4 vite burg për shpërdorim detyre, kërkkon zbutjen e masës së sigurisë, me pretendimin se ka probleme shëndetësore, të cilat duhet të trajtohen në mënyrë të specializuar. Në datën 28 shtator pritet që çështja dhe rekursi i të gjitha palëve do të shqyrtohen në Gjykatën e Lartë, bashkë me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Panorama.al ka zbuluar detaje nga dosja e rrëmbimit të 12-vjeçarit Ronaldo Tanushi, ngjarje e ndodhur në 4 korrik në Tiranë. Gazetarja Shpresa Dine ka zb...
KUÇOVË– Banorët e Lumasit kanë hyrë në ditën e katërt të protestës për ndalimin e punimeve për ujësjellësin e Sinecit. Në vendin, ku 5 grevistët jan...
VLORË– Një vatër e re zjarri është riaktivizuar në Karaburun për shkak të erës së fortë dhe temperaturave të larta.Era e fortë ka favorizuar riaktivizimin ...
Aktualitet 6 Gusht 2021, 10:44
TIRANË– Një 35-vjeçari, i identifikuar si Etmond Kenga, ka rënë në prangat e Policisë pasi akuzohet për prerje të paligjshme të pyjeve. Në kua...
TIRANË– Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, institucion i njohur ndryshe si SPAK, ka vendosur të zgjasë me një muaj hetimet për ish...
SHKODËR– Drejtori i zjarrfikësve në Shkodër, Agron Dibra ka folur lidhur me problematikat që hasin punonjësit e tij përgjatë stinës së verës, duke pë...
ITALI– Sot në mëngjes, Anti-Mafia finalizoi një urdhër për konfiskimin e pasurisë së një biznesmeni italian, i lëshuar nga Gjykata e L’Aquilas. Në kuadër të ope...