Bota

Merret vendimi në Kosovë: S’mund të shkoni në dasma e klube të natës pa qenë të vaksinuar

6 Gusht 2021, 12:56 Nga DOSJA
Merret vendimi në Kosovë: S’mund të shkoni në dasma e

KOSOVËMinistri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe Driton Hoti, kanë diskutuar sot për masat e reja anti-COVID.

Në njoftimin e OHT-së bëhet e ditur se është marrë vendim që vaksina anti-COVID të jetë e detyrueshme për qytetarët që do të marrin pjesë në aktivitete shoqërore, në qendra tregtare, klube të natës dhe ahengje familjare.

Ata kanë bërë të ditur se stafi punues i këtyre sektorëve është i detyruar të jetë i vaksinuar të paktën me dozën e parë të vaksinës, deri më 12 gusht. Bëhet e ditur gjithashtu se është diskutuar edhe zgjatja e orarit për klubet e natës dhe orari u zgjat deri në 03:00 pas mesnate. Ky vendim pritet të hyjë në fuqi më 11 gusht.

Njoftimi i OHT-së:

“Çdo qytetar i Kosovës në mënyrë që të marrë pjesë në çdo aktivitet shoqëror, qoftë qendër tregtare, klube të natës apo në ahengjet familjare obligohet që të marrë vaksinën anti-covid, sepse nga data 20 gusht do të kërkohet që të paktën dozën e parë ta kenë të përfunduar përndryshe nuk mund të marrin pjesë në asnjë aktivitet. Ndërsa sa i përket stafit punues të këtyre sektoreve obligohen që deri më datë 12 gusht të përfundojnë të paktën dozën e parë të vaksinimit. Gjithashtu sa i përket orarit të klubeve të natës u bisedua që të ketë zgjatje pra këto aktivitete të fillojnë nga ora 23:00 deri në ora 03:00 pas mesnate”

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota kosove vendimi i vaksinimit kosove vendimi i vaksinimit

Sondazh

Poll