Bota

Ministri grek bisedë telefonike me homologun turk: Gati për ndihmë reciproke kur të kontrollohet situata

6 Gusht 2021, 10:08 Nga DOSJA
Ministri grek bisedë telefonike me homologun turk: Gati për

GREQI– Ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias pati një bisedë telefonike me homologun turk, Mevlüt Tsavousoglou, në lidhje me zjarret katastrofike që kanë goditur Greqinë dhe Turqinë në 24 orët e fundit.

Sipas mediave greke, Tsavousoglou shprehu solidaritetin e tij për situatën e zjarreve në Greqi, ndërsa të dy ministrat e Jashtëm të Greqisë dhe Turqisë sqaruan se qeveritë e të dy vendeve janë gati të ndihmojnë njëra -tjetrën, pasi kontrollojnë së pari zjarret që kanë shkaktuar probleme të mëdha në vendi dhe pronat.

Situata me zjarret vijon të mbetet problematike në të dyja vendet, ku Turqia tashmë ka shënuar 8 viktima ndërsa Greqia nuk po arrin të kontrollojë vatrën e madhe në Atikë ku zjarri ka zbritur në rrugën nacionale dhe ka djegur disa banesa dhe mijëra hektar pyje.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni zjarre ne greqi zjarre ne turqi zjarre ne greqi zjarre ne turqi

Sondazh

Poll