Bota

Vijon të mbetet problematike situata e zjarreve në Turqi, qindra banorë largohen nga shtëpitë e tyre

6 Gusht 2021, 12:36 Nga DOSJA
Vijon të mbetet problematike situata e zjarreve në Turqi, qindra

TURQI- Vazhdon të mbetet problematike situata e zjarreve në Turqi, ku dëmet e shkaktuara nga flakët vijojnë të jenë të dukshme që prej 10 ditësh.

Sipas mediave të huaja, qielli në qytetin e Muglës pothuajse është i tëri i mbuluar nga tymi i zi i flakëve, ku shumë banesa janë shkrumbuar dhe sipërfaqe të tëra toke janë djegur.

Guvernatori i Aydın, Hüseyin Aksoy deklaroi se zjarri që filloi 2 ditë më parë në zonë nuk ishte vënë ende nën kontroll.

Ne nuk kemi qenë në gjendje të marrim nën kontroll zjarrin në këtë fazë, e cila filloi në orën 17.30 të së martës. Është vlerësuar se afërsisht 450 hektarë tokë janë dëmtuar. Ne mund të shprehim zonën e saktë pasi zjarri të jetë plotësisht nën kontroll. Ne jemi në terren, duke punuar së bashku me organizatën tonë pyjore, veçanërisht me Bashkinë Metropolitane dhe bashkitë tona të rretheve.”-tha ai.

Shumë banorë janë larguar nga shtëpitë e tyre pas vijimin të përhapjes së flakëve, ndër të larguarit janë fëmijë, pleq dhe turistë të cilët gjendeshin me pushime në Antalia. Der imë tani Rusia dhe Azerbajxhani i kanë ofruar ndihmë Turqisë duke dërguar helikopterë dhe forca të shumta në ndihmë të autoriteteve vendase.

Lajmi kryesor/ Europa Jugore nën PUSHTETIN e zjarrit! Shkrumbohen mijëra hektar pyje në Turqi, Itali e Greqi, Maqedonia e Veriut shpall gjendjen e krizës

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota zjarre ne turqi zjarre ne turqi

Sondazh

Poll