Bota

Kompania ‘Virgin Galactic’ zbulon çmimet, bileta për një udhëtim në hapësirë do të kushtojë 450 mijë dollarë

6 Gusht 2021, 11:22 Nga DOSJA
Kompania ‘Virgin Galactic’ zbulon çmimet, bileta për

SHBA– Kompania ‘Virgin Galactic’ ka lajmëruar se do të nisë shitja e biletave për fluturimet në hapsirë duke filluar nga 450 mijë dollarë.

The Guardian raporton se kompania do të nxjerrë në shitje bileta fluturimi për rezervime të ndrushme për një person, për grupe personash ose edhe rezervim të tërë të një fluturimi. E gjitha kjo vetëm disa javë pasi themeluesi miliarder i kompanisë, Richard Branson, bëri një fluturim pak ditë më parë.

Branson u ngjit 55 kilometra mbi shkretëtirën e Neë Mexico në bordin e një anije-raketë Virgin Galactic më 11 korrik në fluturimin e parë testues të automjetit në hapësirë, një arritje simbolike për një sipërmarrje që ai filloi 17 vjet më parë. Në qershor, Virgin Galactic mori miratimin nga rregullatori amerikan i sigurisë së aviacionit për të dërguar njerëz në hapësirë. 

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota fluturimet ne hapsire virgin galactic fluturimet ne hapsire virgin galactic

Sondazh

Poll