Bota

Rëndohet situata nga zjarret dhe në Itali, qytete të mbuluara nga tymi çka vështirëson ndërhyrjen e zjarrëfikësve

6 Gusht 2021, 12:45 Nga DOSJA
Rëndohet situata nga zjarret dhe në Itali, qytete të mbuluara nga

ITALI– E gjithë Italia është përfshirë nga zjarret prej disa javësh. Disa nga rajonet qendrore dhe jugore kanë humbur dhjetëra-mijëra hektarë pyje.

Në Sardenjë botanistët janë të alarmuar për shkatërrimin e biodiversitetit lokal si dhe për numrin e ullishtave që janë shkatërruar.

Në Sicili zjarret arritën qytetin e Katanjës dhe rreth 150 vetë u desh të evakuohen nga deti. Edhe aeroporti i qytetit u mbyll për disa orë. Nga policia janë vënë në pranga 4 persona, mes tyre dhe një 25-vjeçar shqiptar për zjarrëvënie të qëllimshme.

“Në Sardenjë midis u evakuan 800 persona. Zona e djegur, në vlerësimin e parë, është mbi 10 mijë hektarë. Pra, ishte një ngjarje katastrofike”. Kështu Ministri i Tranzicionit Ekologjik, Roberto Cingolani.

Sipas autoriteteve lokale rezervuarët në Sicili kanë rreth 78 milionë metra kub më pak ujë se vitin e kaluar, niveli më i ulët këtë dekadë. Për këtë arsye në janar 2021, qeveria siciliane ndau 20 milionë euro për fermerët për të përmirësuar kapacitetet e rezervuarëve të ujit.

Lajmi kryesor/ Europa Jugore nën PUSHTETIN e zjarrit! Shkrumbohen mijëra hektar pyje në Turqi, Itali e Greqi, Maqedonia e Veriut shpall gjendjen e krizës

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota roberto cingolani zjarre ne itali roberto cingolani zjarre ne itali

Sondazh

Poll