Bota

Propozimi i LDK-së për Marrëveshjen e Uashingtonit! Kuvendi i Kosovës nuk e miraton rezolutën, deputetët e VV-së abstenoj

6 Gusht 2021, 10:25 Nga DOSJA
Propozimi i LDK-së për Marrëveshjen e Uashingtonit! Kuvendi i

KOSOVË– Deputetët e Kuvendit të Kosovës uk kanë miratuar rezolutën për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit, e cila u propozua nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Në seancën e sotme plenare, u hodh për votim propozimi i LDK-së lidhur me marrëveshjen që u arrit më 4 shtator 2020 në Shtëpinë e Bardhë, në Uashington.

Rezoluta e propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës është votuar vetëm nga 24 deputetë, ndërsa 57 abstenuan. Në mesin e deputetëve që abstenuan ishin edhe atë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Rezoluta i bënte thirrje Qeverisë së Kosovës që të zbatonte marrëveshjen e Uashingtonit, që sipas tyre përkrahet edhe nga administrata e presidentit Joe Biden dhe të përgatiste një plan-veprim që do t’i dorëzohej Kuvendit të Kosovës.

Marrëveshja e Uashingtonit u nënshkrua nga kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në prani të presidentit të atëhershëm amerikan, Donald Trump.

Marrëveshja, ndër të tjera, parasheh angazhimin e Kosovës dhe Serbisë në ndërtimin e lidhjeve rrugore dhe hekurudhore, për të lidhur kryeqytetet e tyre në mënyrë që të përmirësojnë lëvizjen e mallrave dhe njerëzve, zhvillime këto që mund të tërheqin investime perëndimore. Sipas marrëveshjes, Kosova obligohet të bëhet pjesë e një iniciative për lëvizjen pa pasaporta dhe detyrime tarifore, që do ta përfshijë Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora aleksander vucic avdullah hoti donald trump kuvendi i kosoves marrëveshja e washingtonit aleksander vucic avdullah hoti donald trump kuvendi i kosoves marrëveshja e washingtonit

Sondazh

Poll