Sport

Messi-PSG, nisin kontaktet e para, “The Athletic” zbulon: Pochettino ka telefonuar argjentinasin

6 Gusht 2021, 10:23 Nga DOSJA
Messi-PSG, nisin kontaktet e para, “The Athletic” zbulon: Pochettino

PARIS-PSG dhe Manchester City janë dy skuadrat që kërkojnë shërbimet e Messit. Të dy klubet financohen nga fondet sovrane dhe përfaqësojnë zgjidhjen më të mundshme për një goditje të tillë. Sipas “The Athletic”, trajneri i PSG, Mauricio Pochettino kishte pasur një bisedë telefonike me yllin argjentinas.

PSG ka një deficit që tejkalon 200 milionë euro dhe është i detyruar të shesë para se të blejë. Nasser al Khelaifi, megjithatë, po studion një strategji për të mos pasur nevojë të heqë dorë nga Kylian Mbappé dhe kështu të shtojë Messin në klubin e tij. Ka shumë lojtarë që mund të shiten, por deri më tani askush nuk ka treguar vullnetin për tu larguar.

Rasti i Icardit, Sarabias, Herreras dhe madje edhe vetë Keylor Navas që kanë refuzuar largimet, por klubi francez do të kërkojë me patjetër largimin e disa futbollistëve, për ti bërë vend Leo Messit.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport barcelona messi psg barcelona messi psg

Sondazh

Poll