Sport

“Rrezikonim të futeshim në krizë”, Laporta tregon arsyet e largimit të Messit

6 Gusht 2021, 10:00 Nga DOSJA
“Rrezikonim të futeshim në krizë”, Laporta tregon

SPANJË-Barcelona ka shpërndarë njoftimin zyrtar gjatë pasdites së sotme duke treguar se ishin ndarë rrugët me Lionel Messin. Padyshim që kjo ishte ngjarja e ditës për futbollin europian dhe këtë herë vinte gjithçka e shkruar nga faqja zyrtare e katalanasve.

Presidenti i Barcelonës zyrtarisht ka zbuluar arsyen e largimit të yllit argjentinas.Joan Laporta, në konferencë për media ka shpjeguar se klubi dhe Messi kishin arritur akordin për rinovimin e kontratës, por fair- play financiar nuk e lejoi një gjë të tillë.

Sipas tij, rinovimi me Messin mund ta fuste klubin në një rrezik për 15 vitet e ardhshme dhe kështu, vendosën që të sakrifikojnë më të mirin në botë për të mirën e klubit. “Barcelona është më e rëndësishme se të gjithë, përfshirë se lojtari më i mirë në botë. Ne gjithmonë do të jemi falënderues ndaj tij”, deklaroi Laporta.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport barcelona laporta messi barcelona laporta messi

Sondazh

Poll