Policia monitoron me makina të paloguara në aksin Tiranë-Elbasan, u pezullohet leja e drejtimit katër shoferëve me shpejtë
5 Gusht 2021, 08:28Nga DOSJA
TIRANË– Policia rrugore është vendosur pasditen e djeshme në aksin Tiranë-Elbasan me automjete të paloguara duke kontrolluar automjetet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Kontrollet e shpeshta kanë sjellë ndërgjegjësim të drejtuesve të automjeteve dhe në më shumë se 4 orë kontrolle janë konstatuar vetëm katër drejtues mjetesh me shpejtësi nga 135km/h deri në 151 km/h.
Njoftimi i policisë:
“Në rrugën interurbane Tiranë-Elbasan dhe , në Sauk-Teg, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Monitorimi i pandërprerë me Radar dhe kontrolle të shtura me patrulla të lëvizshme duke përdorur mjete të paloguara, dronë, kamera e aparatë fotografikë, po sjell përditë e më shumë sensibilizim e ndërgjegjësim të drejtuesve të automjeteve për zbatim të rregullave të qarkullimit rrugor. Prej orës 19:00 deri në orën 23:55, janë evidentuar vetëm 4 drejtues mjetesh të cilët qarkullonin me shpejtësi duke filluar nga 135km/h deri në 151 km/h, të cilët janë ndëshkuar me pezullim të Lejes së Drejtimit nga 2 deri në 6 muaj dhe me masë administrative nga 10.000 deri në 20.000 lekë të rinj. Policia Rrugore e Tiranës falenderon të gjithë ata drejtues mjetesh dhe këmbësorë që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe apelon për më shumë ndërgjegjësim dhe kontribut të përbashkët për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, duke denoncuar në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112 cdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”
(e.k/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
ELBASAN– Një aksident me vdekje është shënuar në Bujqës të Elbasanit! Mjeti tip “Ford” ka dalë nga rruga pasi drejtuesja ka humbur kontrollin e mjetit, si pasoj...
VLORË- Një tjetër vatër e rrezikshme zjarri në Vlorë. Depot e naftës në Nartë janë përfshirë nga flakët, të cilat kanë dalë deri në rrugën kryesore duke rr...
PRISHTINË– Shqipëria është nën pushtetin e flakëve por kjo duket se nuk i pengon turistët nga Kosova që të zgjedhin sërish bregdetin tonë për të kalu...
TIRANË– Ish-efektivi i “Shqiponjave” Nevaldo Hajdaraj, i dënuar për vrasje me dashje të 25-vjeçarit Klodian Rasha ka ankimuar vendimin e Shkallës së...
TIRANË– Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer 156 kontrolle pas publikimit të një investigimi, i cili pretendonte për një cilësi të keqe të akulloreve që...
DURRËS– Ergys Vogli dhe Klejton Xhaferri janë arrestuar nga Policia e Durrësit pasi kishin kthyer një banesë me qera në një pikë përpunimi të drogër...
VLORË- Zjarri vazhdon në Karaburun, por operacioni për shuarjen e flakëve është lënë në mes. Shkak është bërë era e fortë, e cila po rrezikon me flakët jet...
TIRANË– Informacionet më të fundit nga Ministria e Mbrojtjes bëjnë me dije se në të gjithë vendin janë numëruar 6 vatra zjarri, të shpërndarja nga jugu në ...